10 gusht 2026

Risi: zemërz pa mbetje me anadroma


KARTOLINA


Ky është variacion i zemërzës pa mbetje, edhe një risi nga autori slloven. Zgjidhjet e kësaj zemërze mund të jenë në të katërt kahet. Pra zgjidhjet janë ananime ose anadroma (fjalë që kanë kuptim edhe nëse lexohen mbrapsht). Në zgjidhje nga 20 sosh, 10 janë fjalë shqipe (emra të përgjithshëm), një emër mashkulli shqiptar (ish-futbollist i njohur), një emër femre (në Kosovë e kanë 706 persona të gjinisë femërore, emri i këngëtares vogëlushe Berisha) dhe 8 emra të përveçëm të huaj.

Vojko Maksimčuk

Nuk ka komente: