Dhe askush nga kolegët nuk ma ka uruar! Gjithsesi faleminderit për ata që më kanë ndihmuar (Ismail Bërbatovci, Xhevat Ruhani, Gazmend Kajtazi etj.) të zhvilloj, të përforcoj, të rris cilësinë dhe të gjej angazhim në shumë gazeta e revista. I falënderoj edhe ata që i kanë plotësuar punimet e mia, edhe ata që më kanë bërë kritika miqësore dhe konstruktive.
28 dhjetor 2018
30 vjet enigmatikë
Dhe askush nga kolegët nuk ma ka uruar! Gjithsesi faleminderit për ata që më kanë ndihmuar (Ismail Bërbatovci, Xhevat Ruhani, Gazmend Kajtazi etj.) të zhvilloj, të përforcoj, të rris cilësinë dhe të gjej angazhim në shumë gazeta e revista. I falënderoj edhe ata që i kanë plotësuar punimet e mia, edhe ata që më kanë bërë kritika miqësore dhe konstruktive.
22 dhjetor 2008
Enigma interaktive në blog
25 nëntor 2008
www.interenigma.com
Të gjithë dashamirët e fjalëkryqeve, anagrameve, rebuseve etj. do të kenë pranë vetes edhe një faqe me enigma.
Këtë blog e kam hapur para 2 vjetësh dhe si do të thoshte dikush "boll ke ma", radha i vjen faqes së plotë që do t'i kushtohet jo vetëm enigmatikës.
Jeni të mirëseardhur!
Me respekt, juaji Riza Bërbatovci.
16 tetor 2008
Enigmati i vogël
Titulli i këtij postimi asocionon me ndonjë titull tregimi apo poezie për fëmijë. Mund të jetë edhe ashtu nëse dikush ma kushton një krijim letrar për fëmijërinë time “enigmatike”.
Shakanë anash, desha të ju tregoj se kur filloi interesimi im për fjalëkryqin, respektivisht për enigmatikën. Ka qenë vëllai im (për të cilin sot nuk jam i sigurt a e kam pasur vëlla) që ma ngjiti këtë “sëmundje” atraktive.
Ai duke zgjidhur fjalëkryqin e “Rilindjes” nganjëherë i lexonte pyetjet me zë dhe ashtu me zë edhe përgjigjej. Fillova të interesohem. Nuk e mbaj mend saktë sa kam qenë i vogël por jam i sigurt që kemi të bëjmë me vitin 1982 ose 1983. Pra para ose pasi që kam hyrë në klasën e parë fillore.
Gjithsesi është dashur që të shkojnë vite që ta bëj përpjekjen e parë për të përpiluar një fjalëkryq por nga cikli i ulët i shkollës fillore unë kam filluar të zgjidh me pasion fjalëkryqet. Kur erdhi dita që unë të zgjidh thuaja gjithmonë deri në fund fjalëkryqin atëherë vendosa që t’ia mësyj edhe vetë punës së autorëve të fjalëkryqeve (që në atë kohë nuk kisha ide se quhen enigmatë :-)).
Dhe kështu ngadalëdalë me hapa të sigurt ende pa botuar asnjë enigmë unë fillova të përforcoj njohurittë e mia në përpilimin e fjalëkryqit, rebusit e qe besa edhe anagramit.
Fjalëkryqin e parë e kam botuar në fletushkën e Shkollës Fillore “Migjeni” të fshatit Rufc i Ri në vitin 1988. Ka qenë një fjalëkryq i vogël magjik 5x5. I vogël por magjinë e ka pasur të madhe. Për fat të keq nuk e kam fletushkën në fjalë. Kam bërë përpjekje që ta gjej dhe do të vazhdoj ta kërkoj. Shpresoj deri në fund.
Ndërkaq “zyrtarisht” punimin e parë enigmatik e kam botuar në vitin 1990 gjatë gjimnazit (klasa e parë) në revistën e vetme enigmatike të asaj kohe - “Horizonti”. Ka qenë një fjalëkryq klasik me dimensione 14x17. Edhe pse ai fjalëkryq ka qenë shumë cilësor, redaksia e pat dëmtuar me disa “përmirësime” të kota mirëpo edhe përkundër kesaj e falënderoj revistën “Horizonti” dhe SHE “Ndre Mjeda” që me botimin e punimeve të mia më kanë ndihmuar në afirmimin e mëtejmë.
21 maj 2008
Older posts
19 maj 2008
Ç'është palindromi?
Ekzistojnë dy lloje të palindromeve.
I pari ka të bëjë me palindromin i cili edhe mbarë edhe prapë jep të njëjtën fjalë apo fjali kurse lloji tjetër i palindromit përmban anën e mbarë me një fjalë ose fjali, derisa së prapthi jep një fjalë apo fjali tjetër.
12 maj 2008
Ç'thotë FGJSSH (1980) për fjalëkryqin?
Lojë zbavitëse që bëhet duke plotësuar çdo katror të një figure me shkronja të tilla që të formohen fjalë në të gjitha drejtimet.
Po ta analizojmë këtë përkufizim, mund të vij në përfundim se këtu më tepër është bërë një përkufizim i më shumë llojeve të enigmave në një përkufizim, sesa përkufizimi i fjalëkryqit në veçanti. Dihet se fjalëkryqi njihet me atë se zgjidhet kryesisht në dy kahe, horizontalisht dhe vertikalisht, kurse ka lloje të veçanta të fjalëkryqeve apo enigmave të tjera që zgjidhen vetëm horizontalisht (siç është fjalëkryqi amerikan) apo në të gjitha kahet (siç është tetëkahorja).
29 prill 2008
Si të shkarkoni fjalëkryqet
Pasi të shkarkoni skedarin (file) atë mund ta hapni me Internet Explorer ose me Microsoft Word. Për fund e shtypni në letër. Pasi ta keni në letër fjalëkryqin, rrëmbeni lapsin dhe...argëtim të këndshëm! :-)