12 gusht 2026

Nostalgji

"Skandi 112", nr. 1 (1998)




Gjatë vitit 1998 me botuesin Jeton Ahmeti (ose Ahmetaj), sot regjisor, e kemi nxjerrë një numër të revistës "Skandi 112". Edhe kjo revistë nuk pati fat dhe zgjati vetëm një numër. Në fillim ka qenë e planifikuar me 111 skandi por gjatë përgatitjes kishte dalë në shitje një tjetër "Skandi 111" dhe botuesi më obligoi që të bëj edhe një fjalëkryq të vogël skandinav që të bëhen 112 dhe t'i ndërrohet emri revistës. Në ballinë natyrisht se është Leonora Jakupi, këngëtarja e famshme bukuroshe e asaj kohe por edhe e ditëve tona. Në faqen e fundit është Vjollca Luka që ishte në ballinë të "Festinës", revistë që po ashtu e pati vetëm një numër të botuar.

Nuk ka komente: