28 gusht 2026

Bri i poshtëm magjik 8x9


A, A, BA, BI, I, KA, KA, MA, MI, MI, NE, NE, NA, NA, NA, NA, NA, NAT, NAT, NI, NI, RA, RA, RAN, RE, RE, RI, SE, SHA, SHI, TET, TI, TI, TRA, ZI.

HORIZONTALISHT DHE VERTIKALISHT:
1. Rruga që duhet ndjekur për të arritur në një vend, rrugëtim (sh. pashq.),
2. Ninullat, ullullat,
3. Këngëtare jona ("Je e vetmja dashuri"), banore e Big Brother Kosova VIP 1,
4. Këngëtarja turke e dalluar për muzikë rok të Anadollit dhe me pesë albume, në foto,
5. Marrja e tipareve, gjuhës dhe kulturës arabe,
6. Zog i bukur këngëtar që vjen nga ishujt Kanarie; vajzë me trup të hijshëm, që ka edhe zë të bukur (sh. shq.),
7. Ajo që e ka trupin të trashë e zakonisht të shkurtër, trashaluqe, trashaluke, trashamake,
8. Pezmatim i retinës (sh. shq.).

Kjo është figura më e madhe magjike që kam përpiluar ndonjëherë. Figura të tilla mund të gjeni mjaft në rrjetet sociale por e veçanta e këtij briri të poshtëm është se përmban 6 fjalë shqipe (emra të përgjithshëm), një personalitet të njohur shqiptar dhe vetëm një personalitet të huaj, këngëtarja në foto.
Vërejtje: emri i këngëtares në foto mbaron me një shkronjë karakteristike turke me një shenjë sipër. Pasi e bëra krahasimin me praktikën në Kroaci dhe Itali ku është shumë e zhvilluar enigmatika, shkronjës në fjalë i hiqet shenja dhe shndërrohet në shkronjë pa asnjë shenjë. 

2 komente:

Anonim tha...

itinerare, ninananat, Ana Kabashi, Sena Miran, arabizimi, kanarinat, trashamane, retinitet

Lijepo. Čestitam!

Vojko Maksimčuk

Riza Bërbatovci tha...

Točno 💥 i hvala, Vojko Maksimčuk! 🇸🇮