06 janar 2010

Ndërrimor

ZEF, KU TRESHJA

e madhe e Mushtishtit këndon
atje muzika e vërtetë shqipe
shqiptarinë si komb e nderon

16 tetor 2009

Anagramë

KREM I SHLYER
ishte në fytyrë kur nisi të qajë
"Kërkoj dënim me vdekje" shkruante
ballina e librit në duart e saj

Ndërrimor

GJIRI GJAKOS, TRET,
krenohet për çëshjen kombëtare
ndër shekuj u derdh gjaku heroik
për lirinë dhe mëvetësinë shqiptare

Anagramë

ANDRES RIVA: VEND
i bukur është Holanda
prej atje na vjen ky portier
më shumë rri në Mançester

Anagramë me ndërrim

ALBA, ENIGMAT (N = M)
ai me përvojë dhe traditë
edhe forumist i palodhshëm,
me "Filizat" gjëzat i zdrit

22 dhjetor 2008

Enigma interaktive në blog

Para se të mbaroj me publikimin e faqes www.interenigma.com për dashamirët e enigmave ju ofroj disa fjalëkryqe interaktive.
Argëtim të këndshëm!

27 nëntor 2008

Anagramë aktuale

MIRDITA: LUFTA E
gjatë heroike që nga Skënderbeu
deri te Ismail Qemali na bën krenarë
me petkun e lirë kuq e zi na shpërbleu...

25 nëntor 2008

www.interenigma.com

Të nderuar vizitorë të blogut tim, siç e keni vërejtur i kam rralluar postimet në blog. Për këtë kam një arsyetim të thjeshtë: jam duke punuar në faqen time me enigmatikë http://www.interenigma.com/.
Të gjithë dashamirët e fjalëkryqeve, anagramave, rebuseve etj. do të kenë pranë vetes edhe një faqe me enigma.
Këtë blog e kam hapur para 2 vjetësh dhe si do të thoshte dikush "boll ke ma", radha i vjen faqes së plotë që do t'i kushtohet jo vetëm enigmatikës.
Jeni të mirëseardhur!

Me respekt, juaji Riza Bërbatovci.

16 tetor 2008

Enigmati i vogël

Titulli i këtij postimi asocionon me ndonjë titull tregimi apo poezie për fëmijë. Mund të jetë edhe ashtu nëse dikush ma kushton një krijim letrar për fëmijërinë time “enigmatike”.

Shakanë anash, desha të ju tregoj se kur filloi interesimi im për fjalëkryqin, respektivisht për enigmatikën. Ka qenë vëllai im (për të cilin sot nuk jam i sigurt a e kam pasur vëlla) që ma ngjiti këtë “sëmundje” atraktive.

Ai duke zgjidhur fjalëkryqin e “Rilindjes” nganjëherë i lexonte pyetjet me zë dhe ashtu me zë edhe përgjigjej. Fillova të interesohem. Nuk e mbaj mend saktë sa kam qenë i vogël por jam i sigurt që kemi të bëjmë me vitin 1982 ose 1983. Pra para ose pasi që kam hyrë në klasën e parë fillore.

Gjithsesi është dashur që të shkojnë vite që ta bëj përpjekjen e parë për të përpiluar një fjalëkryq por nga cikli i ulët i shkollës fillore unë kam filluar të zgjidh me pasion fjalëkryqet. Kur erdhi dita që unë të zgjidh thuaja gjithmonë deri në fund fjalëkryqin atëherë vendosa që t’ia mësyj edhe vetë punës së autorëve të fjalëkryqeve (që në atë kohë nuk kisha ide se quhen enigmatë :-)).

Dhe kështu ngadalëdalë me hapa të sigurt ende pa botuar asnjë enigmë unë fillova të përforcoj njohuritë e mia në përpilimin e fjalëkryqit, rebusit e qe besa edhe anagramës.

Fjalëkryqin e parë e kam botuar në fletushkën e Shkollës Fillore “Migjeni” të fshatit Rufc i Ri në vitin 1988. Ka qenë një fjalëkryq i vogël magjik 5x5. I vogël por magjinë e ka pasur të madhe. Për fat të keq nuk e kam fletushkën në fjalë. Kam bërë përpjekje që ta gjej dhe do të vazhdoj ta kërkoj. Shpresoj deri në fund.

Ndërkaq “zyrtarisht” punimin e parë enigmatik e kam botuar në vitin 1990 gjatë gjimnazit (klasa e parë) në revistën e vetme enigmatike të asaj kohe - “Horizonti”. Ka qenë një fjalëkryq klasik me dimensione 14x17. Edhe pse ai fjalëkryq ka qenë shumë cilësor, redaksia e pat dëmtuar me disa “përmirësime” të kota mirëpo edhe përkundër kesaj e falënderoj revistën “Horizonti” dhe SHE “Ndre Mjeda” që me botimin e punimeve të mia më kanë ndihmuar në afirmimin e mëtejmë.

07 tetor 2008

Ndërrimor

DJE DERMAN nuk u bëmë dot
Gjëzave të enigmatëve gjilanas
Në përvjetorin e tyre s'do të lodhemi sot
Por ua urojmë ne enigmatët lipjanas

Anagramë

LIZA FIT mbeti me shoqet
Në zgjidhjen e enigmave të Agim Metbalës
Kështu së bashku asnjë borxh nuk mbet
Ne ju urojmë 20 vjet - "Labirinti" i fjalës

26 shtator 2008

Ndërrimor

O BERIM, SAZAN K. HYKA
është njohës i mirë letrar
këtij shkrimtari nga Kolonja
ia ka bërë një biografi të paparë

21 shtator 2008

Ndërrimor

ARBËR ZABIT VOCI,
Enigma të nduarnduarshme sajon or mik;
Nuk di ç'është lodhja, punon natë e ditë -
Them se është i "çmendur" për enigmatikë!

Agim Metbala