Para shumë viteve, kur kam qenë duke punuar në gazetën e përditshme "Zëri", kam marrë kritika për shkak të përdorimit të fjalës STENË. Më thanë me radhë gati të gjithë redaktorët e gazetës se si kam përdorur fjalë serbisht. Më pyetën:
- Ku e ke gjetur këtë fjalë?
Unë pa të keq u përgjigja:
- Në fjalor.
- Në cilin fjalor?
- "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe" të vitit 1980. Aty gjenden dy definicione për fjalën STENË.
Ata shikuan në fjalor. Por ata e kishin fjalorin e vitit 1984 ku ishte hequr kuptimi i parë që unë e kam përshkruar në fjalëkryq dhe kishte mbetur vetëm kuptimi i dytë.
Ata për t'u nxjerrë nga situata më thanë e ke gabuar përkufizimin. Unë thashë:
- Por ashtu është në fjalorin e vitit 1980.
Xhevat Ruhani na pat thënë që çdo fjalor vlen pa marrë parasysh kur është botuar, vetëm nëse ka gabime.
Më vonë, në fjalorin e vitit 2006 është hequr edhe kuptimi i dytë i fjalës STENË që do të thotë se është hequr në tërësi nga fjalori. A thua pse?
Dhe shih tash, fjalori më i ri i vitit 2026 fjalori.online i ka kthyer të dy variantet apo homonimet.
Nuk ka komente:
Posto një koment