16 shtator 2026

Nostalgji

"Kosovarja", shtojca enigmatike "Cic-mic", nr. 4 (2003 ose 2004)


Gjatë viteve 1999-2005 kam qenë bashkëpunëtor i revistës familjare "Kosovarja". E kam pasur një faqe në të cilën e kam përgatitur një fjalëkryq skandinav dhe një psiko-test. Psiko-testet i kam përkthyer nga serbishtja nga revista enigmatike "Eureka". Po ashtu kam qenë edhe autor i shtojcës enigmatike "Cic-mic" gjatë viteve 2003 ose 2004, nuk e mbaj mend saktë sepse nuk kam mbajtur evidencë, sikurse për shumë punime të tjera. Unë shtojcën e kam emëruar "Mburoja" bazuar në figurën magjike por si duket nuk i ka pëlqyer redaksisë dhe e kanë riemëruar në "Cic-mic". Thënë drejtas, as mua s'më ka pëlqyer emri i ri por s'u bë nami, kryesorja pagesën e kam marrë me rregull. Nuk më kujtohet sa numra të shtojcës i kam botuar, kanë qenë ndoshta rreth 20 sosh. Më 2005 pa asnjë shpjegim "Kosovarja" e ndërpritet bashkëpunimin me mua dhe më pastaj e marr vesh se vendin tim e ka zënë një emër i panjohur, i cili më vonë është bërë reper i njohur dhe kontravers (ashtu si janë zakonisht). 

Nuk ka komente: