QASHTU, EVIE, MIKE, KY QYTET E KOMUNË ËSHTË PJESË E KOSOVËS SONË!
30 mars 2026
27 mars 2026
Dy barazuese
DIJE, VELI SAHITI VLEN SA J. HENDRIX!
dhe
AMA DIJE, VELI SAHITI VLEN SA JIMI HENDRIX!
Barazuesja zgjidhet ashtu që eliminohen të gjitha shkronjat që përsëriten dy herë dhe nga shkronjat e mbetura që janë përmendur vetëm një herë bëhet anagramimi i tyre, zgjidhja e të cilit ka lidhje të ngushtë me enigmën e dhënë.
Për barazuesen e dytë më frymëzoi Vojko Maksimçuku.
Në foto, Veli Sahiti dhe unë më 2010 në një kafene të Vushtrrisë.
26 mars 2026
Srdašce bez ostatka
Ky është fjalëkryq i vogël klasik 5x5 i kombinuar me zemërz 3x3. Enigma është në gjuhën kroate. Nëse e vizitoni blogun, zgjidhjen e keni diku në komente. Nga shkronjat e këngës kroate të këngëtarit Alen Slavica HEJ, ANĐELE gjeni gjashtë emra (të përgjithshëm ose të përveçëm) brenda në fushat e zbrazëta, duke i kombinuar me shkronjat e dhëna anash.
BARAL - emër yni i rrallë mashkulli
NOPAL - lloj kaktusi
25 mars 2026
Zemërz e zgjeruar pa mbetje
Ky është fjalëkryq i vogël klasik 5x5 i kombinuar me zemërz 3x3. Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtares sonë të ndjerë ANITA BITRI gjeni gjashtë emra (të përgjithshëm ose të përveçëm) brenda në fushat e zbrazëta, duke i kombinuar me shkronjat e dhëna anash. Zemërzën e mëhershme me Anita Bitrin e bëra pa mbetje. Shkronjat brenda zemërzës mbeten në vendet e njëjta, gjysma e fjalëve të jashtme janë ndërruar nga zemërza e mëparshme me Anita Bitrin.
Zemërz pa mbetje
Ky është fjalëkryq i vogël klasik 5x5 i kombinuar me zemërz 3x3. Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtares sonë ANIDA TAKE gjeni gjashtë emra (të përgjithshëm ose të përveçëm) brenda në fushat e zbrazëta, duke i kombinuar me shkronjat e dhëna anash.
U frymëzova nga kolegu im i nderuar nga Sllovenia, Vojko Maksimçuk. Zemërzën e mëhershme me Anida Taken e bëra pa mbetje. Shkronjat brenda zemërzës mbeten në vendet e njëjta vetëm fjalët e jashtme janë ndërruar.
ITATI - qytet në Rusi (shq.)
23 mars 2026
3 zemërza në gjuhën kroate
Botuar në revistën enigmatike kroate PEN (numri 50).
E falënderoj enigmatin e shquar kroat nga Bosnja dhe Hercegovina, Nedjelko Nediq për botimin e tyre.
Zemërz, zemërz shumë e zgjeruar dhe zemërz e zgjeruar.
Mburojë magjike 6x8
Katror magjik 7x7
21 mars 2026
Zemërz e zgjeruar 4x5
Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtarit tonë VELI SAHITI dhe mega-hitit të tij ZESHKANIA IME zgjidhni këtë enigmë brenda fushave të bardha duke kombinuar me shkronjat anash, ashtu që të dalin zgjidhje emra të njohur (të përgjithshëm ose të përveçëm).
Për ndihmë janë dhënë dy nocione të vështira, BESHAHU, ish-futbollisti gjermano-etiopas David (shq,) dhe fjala MESIHAT që në gjuhën malajane do të thotë: këshilloj ose për të këshilluar.
20 mars 2026
Barazuese
OPIUM QË NË NGE NA KËNAQ, ARGËTON E JEP DITURI ME SHUMË TINGUJ T’ËNDSHËM!
Kjo është një enigmë për të cilën nuk e di nëse është përpiluar ndonjëherë në gjuhën shqipe. Mendoj që kjo është hera e parë që botohet në gjuhën tonë. Jam i frymëzuar nga enigmatika kroate ku kjo enigmë është mjaft e popullarizuar.
Enigma zgjidhet ashtu që eliminohen të gjitha shkronjat që përsëriten dy herë (ose katër, gjashtë etj. herë) dhe nga shkronjat e mbetura teke bëhet anagramimi i tyre, zgjidhja e të cilit ka lidhje të ngushtë me enigmën e dhënë. Pra është mjaft e lehtë për t'u zgjidhur por duhet mjeshtëri për t'u përpiluar.
Përditësim: me sa duket kjo enigmë është përpiluar edhe më parë dhe nuk është risi. Gjithsesi kjo është barazuesja ime e parë, si e kam quajtur unë. Autori para meje e ka quajtur ndryshe por është normale kjo. Shumë enigma kudo kanë emra të ndryshëm, varësisht prej autorëve dhe redaktorëve.
18 mars 2026
Zemërz e zgjeruar pa mbetje
Ky është fjalëkryq i vogël klasik 5x5 i kombinuar me zemërz të zgjeruar 3x3. Nga shkronjat e fjalës ENIGMATIKË gjeni gjashtë emra (të përgjithshëm ose të përveçëm) brenda në fushat e zbrazëta, duke i kombinuar me shkronjat e dhëna anash.
Këtë enigmë për blogun tim e ka përpiluar enigmati i shquar slloven Vojko Maksimçuk.
Përgëzime për Vojkon që përpiloi enigmë në gjuhën shqipe.
SHANAS - ekspertja amerikane e sociologjisë medicinale dhe e gjerontologjisë, Ethëll (1915-2005).
17 mars 2026
16 mars 2026
11 mars 2026
Zemërz
Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtares sonë MIRA KONÇI
zgjidhni këtë enigmë brenda fushave të bardha, ashtu që të dalin zgjidhje emra të përgjithshëm ose të përveçëm.
