Botuar në revistën kroate DueT (numri 18)
13 shtator 2025
Fjalëkryq për durimtarë (križaljka za strpljive) në gjuhën kroate
Ky është fjalëkryqi im i parë i botuar në gjuhën kroate. Është botuar në numrin 18 të revistës periodike enigmatike "DueT". E falënderoj enigmatin e shquar kroat nga Bosnja dhe Hercegovina, Nedjelko Nediq për botimin e tij. E falënderoj edhe Skender Tullumin që ma dërgoi punimin të skanuar.
24 shkurt 2025
14 janar 2025
Fjalëkryqi im i parë i botuar
"Horizonti: nr. 41, faqe 7
Siç do ta vërente çdo enigmat, në mes të fjalëkryqit ka qenë bardhësia 7x6 e cila është shkatërruar me intervenimin e redaktorit. Pra punimi im i parë që ia kam dërguar "Horizontit" ka pasur bardhësi 7x6. Kjo tregon që unë jam marrë goxha vite me enigmatikë para se të më botohet punimi i parë. Fatkeqësisht bardhësia është shuar pa arsye. Arsyetimi i redaktorit ka qenë se i kam përdorur dy barbarizma sllavë. Kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë. Në pyetje janë fjalët STATIVAT dhe NAVIKE. Stativa nuk është barbarizëm sllav por fjalë me prejardhje latine (sipas "Fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve të huaja" të Mikel Ndrecës) kurse navike gjithashtu nuk është barbarizëm sllav por fjalë serbokroate (gjuha zyrtare e ish-Jugosllavisë). Unë jam bazuar në numrat e mëparshëm të "Horizontit" dhe në fjalëkryqet e botuara në gazetat e revistat e tjera joenigmatike, ku janë përdorur fjalë serbokroate. Për këtë arsye në mungesë të bardhësisë tash renditja e fushave të zeza duket shumë keq dhe i ka rënë vlera fjalëkryqit.
Gjithsesi e falënderoj redaksinë e "Horizontit" që ma botuan fjalëkryqin e parë në vitin 1990, kur isha në klasën e parë të gjimnazit, disa muaj para se të hynin masat e dhunshme dhe të fillojë okupimi i institucioneve nga shteti i atëherëshëm jugosllav.
Etiketa:
Fjalëkryq klasik,
Ismail Bërbatovci,
Xahi4475
Abonohu te:
Postimet (Atom)


