16 tetor 2026

Dikur

"Zëri i Kosovës", diku kah vitet 2001 deri 2005.


Unë kam bashkëpunuar me shumë gazeta e revista. Si po ecën koha, kam filluar edhe t'i harroj disa. Kështu, në arkivin e gazetave dhe revistave me punime të mia i gjeta edhe disa fjalëkryqe skandinave në një gazetë me emrin "Zëri i Kosovës". Duke qenë se dizajnin e kam bërë vetë, kjo do të thotë që i kam botuar pas vitit 2000. Nuk e kam shkruar emrin si autor nga frika që mund të më kushtojë me humbjen e vendit të punës në një gazetë tjetër. Andaj edhe nuk e kam bërë me bardhësi dhe nuk e kam punuar seriozisht. Nuk mbaj mend asgjë për këtë gazetë. Si duket ka qenë gazetë me orientim kombëtar.

Nuk ka komente: