23 mars 2026

3 zemërza në gjuhën kroate

Botuar në revistën enigmatike kroate PEN (numri 50).

E falënderoj enigmatin e shquar kroat nga Bosnja dhe Hercegovina, Nedjelko Nediq për botimin e tyre.

Zemërz, zemërz shumë e zgjeruar dhe zemërz e zgjeruar.




Mburojë magjike 6x8


AN, AR, DIM, DRA, E, GJEN, IM, KA, KE, LLAT, MAR, ME, NA, NAT, NË, NI, PËR, TE, TI, TI, ZA.

1. Lloj pushke e gjatë, e ngjashme me hutën  
(sh. shq.),
2. Veshje e diçkaje me argjend
3. Që është më shumë se ç'duhet, e tepërt,
4. Që vepron me tinëzi, tinëzare,
5. Diçka që sjell shqetësime, telash, kokëçarje (sh. shq.),
6. Kreator indiano-amerikan i modës (shq.).


Katror magjik 7x7


A, AN, KAN, KET, KI, KO, ME, MI, MI, MI, MIM, NI, NI, NI, SKA, SKAT, STI,  SHI, TI, TIS, TO.

1. Përrallë ruse (sh. shq.),
2. Ndarje territoriale në Zvicër (shq.),
3. Bërje e ankesës në një organ të drejtësisë,
4. Staxhionimi,
5. Aktoret që luajnë në komedi,
6. Politikani indian Debarma (shq.),
7. Pezmatim i gjëndrave të koshit të gjoksit (lat.).


21 mars 2026

Zemërz e zgjeruar 4x5

Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtarit tonë VELI SAHITI dhe mega-hitit të tij ZESHKANIA IME zgjidhni këtë enigmë brenda fushave të bardha duke kombinuar me shkronjat anash, ashtu që të dalin zgjidhje emra të njohur (të përgjithshëm ose të përveçëm).

Për ndihmë janë dhënë dy nocione të vështira, BESHAHU, ish-futbollisti gjermano-etiopas David (shq,) dhe fjala MESIHAT që në gjuhën malajane do të thotë: këshilloj ose për të këshilluar.







20 mars 2026

Barazuese

OPIUM QË NË NGE NA KËNAQ, ARGËTON E JEP DITURI ME SHUMË TINGUJ T’ËNDSHËM!


Kjo është një enigmë për të cilën nuk e di nëse është përpiluar ndonjëherë në gjuhën shqipe. Mendoj që kjo është hera e parë që botohet në gjuhën tonë. Jam i frymëzuar nga enigmatika kroate ku kjo enigmë është mjaft e popullarizuar.

Enigma zgjidhet ashtu që eliminohen të gjitha shkronjat që përsëriten dy herë (ose katër, gjashtë etj. herë) dhe nga shkronjat e mbetura teke bëhet anagramimi i tyre, zgjidhja e të cilit ka lidhje të ngushtë me enigmën e dhënë. Pra është mjaft e lehtë për t'u zgjidhur por duhet mjeshtëri për t'u përpiluar.

Përditësim: me sa duket kjo enigmë është përpiluar edhe më parë dhe nuk është risi. Gjithsesi kjo është barazuesja ime e parë, si e kam quajtur unë. Autori para meje e ka quajtur ndryshe por është normale kjo. Shumë enigma kudo kanë emra të ndryshëm, varësisht prej autorëve dhe redaktorëve.

18 mars 2026

Zemërz e zgjeruar pa mbetje

Ky është fjalëkryq i vogël klasik 5x5 i kombinuar me zemërz të zgjeruar 3x3. Nga shkronjat e fjalës ENIGMATIKË gjeni gjashtë emra (të përgjithshëm ose të përveçëm) brenda në fushat e zbrazëta, duke i kombinuar me shkronjat e dhëna anash.

Këtë enigmë për blogun tim e ka përpiluar enigmati i shquar slloven Vojko Maksimçuk.

Përgëzime për Vojkon që përpiloi enigmë në gjuhën shqipe.

SHANAS - ekspertja amerikane e sociologjisë medicinale dhe e gjerontologjisë, Ethëll (1915-2005).


Vojko Maksimčuk

11 mars 2026

Zemërz

Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtares sonë MIRA KONÇI
zgjidhni këtë enigmë brenda fushave të bardha, ashtu që të dalin zgjidhje emra të përgjithshëm ose të përveçëm.

12 shkurt 2026

Zemërz e zgjeruar

Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtares sonë të ndjerë ANITA BITRI zgjidhni këtë enigmë brenda fushave të bardha, ashtu që të dalin zgjidhje emra të përgjithshëm ose të përveçëm.





Rebus anagramor

Futbollisti i Arsenalit dhe kombëtares italiane

Fraza: 6, 4, 6




23 janar 2026

Zemërz e zgjeruar

 Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtares sonë ERA ISTREFI zgjidhni këtë enigmë brenda fushave të bardha, ashtu që të dalin zgjidhje emra të përgjithshëm ose të përveçëm.




21 janar 2026

Zemërz

Nga shkronjat e emrit dhe mbiemrit të këngëtares ANIDA TAKE zgjidhni këtë enigmë brenda fushave të bardha, ashtu që të dalin zgjidhje emra të përgjithshëm ose të përveçëm.




04 janar 2026

13 shtator 2025

Zemërz e zgjeruar (prošireno srdašce) në gjuhën kroate

 Botuar në revistën kroate DueT (numri 18)



Fjalëkryq për durimtarë (križaljka za strpljive) në gjuhën kroate

Ky është fjalëkryqi im i parë i botuar në gjuhën kroate. Është botuar në numrin 18 të revistës periodike enigmatike "DueT". E falënderoj enigmatin e shquar kroat nga Bosnja dhe Hercegovina, Nedjelko Nediq për botimin e tij. E falënderoj edhe Skender Tullumin që ma dërgoi punimin të skanuar.



24 shkurt 2025

14 janar 2025

Fjalëkryqi im i parë i botuar

"Horizonti: nr. 41, faqe 7


Edhe pse, punimi im i parë është katrori magjik 5x5 në fletushkën "Jehu i dritës" të SHF "Migjeni" të Ruficit të Ri, kur kam qenë 13-vjeçar. Por, fatkeqësisht nuk e kam ruajtur dhe nuk kam mundur ta gjej një kopje që ta vërtetoj. Fletushkën e ka përgatitur vëllai im i ndjerë (i zhdukur për arsye familjare), Ismail Bërbatovci, gazetar dhe shkrimtar, autor i librave "Gënjeshtra të vërteta" dhe "Hijet makabre" (ku unë jam korrektor).

Siç do ta vërente çdo enigmat, në mes të fjalëkryqit ka qenë bardhësia 7x6 e cila është shkatërruar me intervenimin e redaktorit. Pra punimi im i parë që ia kam dërguar "Horizontit" ka pasur bardhësi 7x6. Kjo tregon që unë jam marrë goxha vite me enigmatikë para se të më botohet punimi i parë. Fatkeqësisht bardhësia është shuar pa arsye. Arsyetimi i redaktorit ka qenë se i kam përdorur dy barbarizma sllavë. Kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë. Në pyetje janë fjalët STATIVAT dhe NAVIKE. Stativa nuk është barbarizëm sllav por fjalë me prejardhje latine (sipas "Fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve të huaja" të Mikel Ndrecës) kurse navike gjithashtu nuk është barbarizëm sllav por fjalë serbokroate (gjuha zyrtare e ish-Jugosllavisë). Unë jam bazuar në numrat e mëparshëm të "Horizontit" dhe në fjalëkryqet e botuara në gazetat e revistat e tjera joenigmatike, ku janë përdorur fjalë serbokroate. Për këtë arsye në mungesë të bardhësisë tash renditja e fushave të zeza duket shumë keq dhe i ka rënë vlera fjalëkryqit.
Gjithsesi e falënderoj redaksinë e "Horizontit" që ma botuan fjalëkryqin e parë në vitin 1990, kur isha në klasën e parë të gjimnazit, disa muaj para se të hynin masat e dhunshme dhe të fillojë okupimi i institucioneve nga shteti i atëherëshëm jugosllav.

27 nëntor 2024

26 nëntor 2024

Tetëkahore me fjalëkryq në mes

Në këtë tetëkahore gjeni nocionet e mëposhtme në të tetë kahet e mundshme. 36 shkronja të tetëkahores janë të fshehura në fjalëkryqin në mes. Në fund, pasi të zgjidhni tetëkahoren dhe fjalëkryqin, nuk ju mbetet asnjë shkronjë e lirë.

ARABA, ARNESË,  ARTERIT, ASTAR, ATRIUM, ARREST, ARRÇORE, BIANDRI, BJANKA, ÇLIRIMTAR, ÇMIMI I TRETË, DASHURI, DEMIR, DRITHANIK, E ARTË, EBANIT, E IKUR, EMALIM, ERZINË, ETIKETË, FAQEZJARR, FEVZIE, FILETË, FRESKËT, GARRAVAÇ, I ARDHUR, I ARMUAR, I BUKUR, I ERRËT, I LARË, I ZIER, KABARE, KALORAZI, KANDIDAT, KASETË, KORRIDOR, KROKODIL, KUTURU, LEVERDI, LIMER, MATURI, MPAKJE, MRESHTË, MËKAT, NATRIUM, NESËR, OLIMPIK, PËRDREDHIM, QARAMANE, RENDE, REPRIZË, RRAFSHOR, TALENT, TANGAR, TIMBËR, TMERRIM, TONI SOPRANO, TRIUMVIRAT, TROJKË, THADROJ, THUAJSE, THËRRMIJËZ, VETMI, VOLUM, XHAMADAN, ZDRËMË, ZGAVRIM, ZIJOSHE

FJALËKRYQI:

HORIZONTALISHT: 1. Faqe e pjerrët mali (sh. shq.), 2. Variant i emrit: Qemali, 3. Vullkan i shuar në Azi të Vogël, 4. Ragbisti nga Zelanda e Re, Sinoti, 5. Lëshim në qarkullim, 6. Pjesë e këmbës (shq.).

VERTIKALISHT: 1. Arsyet, motivet, 2. Speca ose tranguj, 3. Porosi, 4. Letra me të cilat parashikohet fati (shq.), 5. Superlativ absolut, 6. Një personazh nga “Dragon Ball”.

Autor: ✍️Riza Bërbatovci



25 nëntor 2024

Rebus anagramor

Futbollisti i Interit dhe kombëtares së Argjentinës

Fraza: 6, 5, 4