14 janar 2025

Fjalëkryqi im i parë i botuar

"Horizonti: nr. 41, faqe 7


Edhe pse, punimi im i parë është katrori magjik 5x5 në fletushkën "Jehu i dritës" të SHF "Migjeni" të Ruficit të Ri, kur kam qenë 13-vjeçar. Por, fatkeqësisht nuk e kam ruajtur dhe nuk kam mundur ta gjej një kopje që ta vërtetoj. Fletushkën e ka përgatitur vëllai im i ndjerë (i zhdukur për arsye familjare), Ismail Bërbatovci, gazetar dhe shkrimtar, autor i librave "Gënjeshtra të vërteta" dhe "Hijet makabre" (ku unë jam korrektor).

Siç do ta vërente çdo enigmat, në mes të fjalëkryqit ka qenë bardhësia 7x6 e cila është shkatërruar me intervenimin e redaktorit. Pra punimi im i parë që ia kam dërguar "Horizontit" ka pasur bardhësi 7x6. Kjo tregon që unë jam marrë goxha vite me enigmatikë para se të më botohet punimi i parë. Fatkeqësisht bardhësia është shuar pa arsye. Arsyetimi i redaktorit ka qenë se i kam përdorur dy barbarizma sllavë. Kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë. Në pyetje janë fjalët STATIVAT dhe NAVIKE. Stativa nuk është barbarizëm sllav por fjalë me prejardhje latine (sipas "Fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve të huaja" të Mikel Ndrecës) kurse navike gjithashtu nuk është barbarizëm sllav por fjalë serbokroate (gjuha zyrtare e ish-Jugosllavisë). Unë jam bazuar në numrat e mëparshëm të "Horizontit" dhe në fjalëkryqet e botuara në gazetat e revistat e tjera joenigmatike, ku janë përdorur fjalë serbokroate. Për këtë arsye në mungesë të bardhësisë tash renditja e fushave të zeza duket shumë keq dhe i ka rënë vlera fjalëkryqit.
Gjithsesi e falënderoj redaksinë e "Horizontit" që ma botuan fjalëkryqin e parë në vitin 1990, kur isha në klasën e parë të gjimnazit, disa muaj para se të hynin masat e dhunshme dhe të fillojë okupimi i institucioneve nga shteti i atëherëshëm jugosllav.

Nuk ka komente: