14 janar 2025

Fjalëkryqi im i parë i botuar

"Horizonti: nr. 41, faqe 7


Edhe pse, punimi im i parë është katrori magjik 5x5 në fletushkën "Jehu i dritës" të SHF "Migjeni" të Ruficit të Ri, kur kam qenë 13-vjeçar. Por, fatkeqësisht nuk e kam ruajtur dhe nuk kam mundur ta gjej një kopje që ta vërtetoj. Fletushkën e ka përgatitur vëllai im i ndjerë (i zhdukur për arsye familjare), Ismail Bërbatovci, gazetar dhe shkrimtar, autor i librave "Gënjeshtra të vërteta" dhe "Hijet makabre" (ku unë jam korrektor).

Siç do ta vërente çdo enigmat, në mes të fjalëkryqit ka qenë bardhësia 7x6 e cila është shkatërruar me intervenimin e redaktorit. Pra punimi im i parë që ia kam dërguar "Horizontit" ka pasur bardhësi 7x6. Kjo tregon që unë jam marrë goxha vite me enigmatikë para se të më botohet punimi i parë. Fatkeqësisht bardhësia është shuar pa arsye. Arsyetimi i redaktorit ka qenë se i kam përdorur dy barbarizma sllavë. Kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë. Në pyetje janë fjalët STATIVAT dhe NAVIKE. Stativa nuk është barbarizëm sllav por fjalë me prejardhje latine (sipas "Fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve të huaja" të Mikel Ndrecës) kurse navike gjithashtu nuk është barbarizëm sllav por fjalë serbokroate (gjuha zyrtare e ish-Jugosllavisë). Unë jam bazuar në numrat e mëparshëm të "Horizontit" dhe në fjalëkryqet e botuara në gazetat e revistat e tjera joenigmatike, ku janë përdorur fjalë serbokroate. Për këtë arsye në mungesë të bardhësisë tash renditja e fushave të zeza duket shumë keq dhe i ka rënë vlera fjalëkryqit.
Gjithsesi e falënderoj redaksinë e "Horizontit" që ma botuan fjalëkryqin e parë në vitin 1990, kur isha në klasën e parë të gjimnazit, disa muaj para se të hynin masat e dhunshme dhe të fillojë okupimi i institucioneve nga shteti i atëherëshëm jugosllav.

27 nëntor 2024

26 nëntor 2024

Tetëkahore me fjalëkryq në mes

Në këtë tetëkahore gjeni nocionet e mëposhtme në të tetë kahet e mundshme. 36 shkronja të tetëkahores janë të fshehura në fjalëkryqin në mes. Në fund, pasi të zgjidhni tetëkahoren dhe fjalëkryqin, nuk ju mbetet asnjë shkronjë e lirë.

ARABA, ARNESË,  ARTERIT, ASTAR, ATRIUM, ARREST, ARRÇORE, BIANDRI, BJANKA, ÇLIRIMTAR, ÇMIMI I TRETË, DASHURI, DEMIR, DRITHANIK, E ARTË, EBANIT, E IKUR, EMALIM, ERZINË, ETIKETË, FAQEZJARR, FEVZIE, FILETË, FRESKËT, GARRAVAÇ, I ARDHUR, I ARMUAR, I BUKUR, I ERRËT, I LARË, I ZIER, KABARE, KALORAZI, KANDIDAT, KASETË, KORRIDOR, KROKODIL, KUTURU, LEVERDI, LIMER, MATURI, MPAKJE, MRESHTË, MËKAT, NATRIUM, NESËR, OLIMPIK, PËRDREDHIM, QARAMANE, RENDE, REPRIZË, RRAFSHOR, TALENT, TANGAR, TIMBËR, TMERRIM, TONI SOPRANO, TRIUMVIRAT, TROJKË, THADROJ, THUAJSE, THËRRMIJËZ, VETMI, VOLUM, XHAMADAN, ZDRËMË, ZGAVRIM, ZIJOSHE

FJALËKRYQI:

HORIZONTALISHT: 1. Faqe e pjerrët mali (sh. shq.), 2. Variant i emrit: Qemali, 3. Vullkan i shuar në Azi të Vogël, 4. Ragbisti nga Zelanda e Re, Sinoti, 5. Lëshim në qarkullim, 6. Pjesë e këmbës (shq.).

VERTIKALISHT: 1. Arsyet, motivet, 2. Speca ose tranguj, 3. Porosi, 4. Letra me të cilat parashikohet fati (shq.), 5. Superlativ absolut, 6. Një personazh nga “Dragon Ball”.

Autor: ✍️Riza Bërbatovci



25 nëntor 2024

Rebus anagramor

Futbollisti i Interit dhe kombëtares së Argjentinës

Fraza: 6, 5, 4










28 maj 2024

Fjalëkryq klasik

 


HORIZONTALISHT:
1. Këngëtarja jonë e re në foto,
2. Gjendje e tillë e dikujt, kur ai është i gatshëm ose i detyruar t'i shërbejë një tjetri sa herë që ky të ketë nevojë (shq.),
3. Agjencia për shërbime mediatike (shkurt.) - Kollë (sh. shq.),
4. Shenja e megatonit - Ishull i vogël në Ishujt Kuk në Oqeanin e Qetë - Acidi ribonukleik (shkurt.),
5. Sulmim - Parashtesë me kuptimin: kundër,
6. Shkrimtari ynë Murat - Pjesë e poezisë - Simboli i hidrogjenit,
7. Zanorja e pestë - Gjithë - Shoqata e juristëve (shkurt),
8. Qytet në Shqipëri - Aktori Galifianakis (shq.),
9. Vend në Poloni (shq.) - Banor i Rusisë,
10. Shtimi natyror i popullsisë (pashq.),
11. Njeriu i tillë - Të tilla si ato,
12. Maja e mprehtë e një mali (pashq.) - Qytet në Kroaci.

VERTIKALISHT:
1. Aktori amerikan Sandler - Targa e Italisë,
2. Me gishta, gishtazi,
3. Ndërmarrja e seleksionimit të metaleve (shkurt.) - Ata,
4. Epos - Që ka të bëjë me kakofoninë,
5. Rruga e ngushtë, shtegu - Pyetëse vendi,
6. Det në lindje të Evropës (shq.) - Që i përket teatikës,
7. Këngë e këngëtares në foto nga festivali "Nota Fest 2022",
8. Variant i emrit: Ecija - Flori - Shkrimtari ynë Podrimja,
9. Paraardhësi i danezëve (pashq.) - Lloj kandrre, grerëz - Numri romak 1 - Simboli i kaliumit,
10. Vend ku bëhen trajnime në artet marciale - Këngëtari ynë Bakija,
11. I plogësht - Mesiti, mblesi,
12. Këngëtare e famshme amerikane (1963-2012).

Autor: Riza Bërbatovci


24 dhjetor 2022

06 prill 2019

Anagramë me ndërrim

U, INTER, MILAN, S'LUAJ (-N)

Botuar në revistën enigmatike kroate DueT, nr. 18 (2005).

28 dhjetor 2018

30 vjet enigmatikë

Gjatë vitit që e lamë pas, mund të them që i kam bërë 30 vjet që merrem me enigmatikë të botuar, meqenëse punimin tim të parë enigmatik e kam publikuar në fletushkën e SHF "Migjeni" të Rufcit të Ri (Lipjan) më 1988.
30 vjet (ose 35 sepse kah mosha nëntëvjeçare i kam bërë përpjekjet e para në këtë fushë) me enigmatikën që ka qenë stimuli, katalizatori, shtysa, motivi kryesor i jetës sime. Enigmatika është dhe mbetet arsyeja pse jetoj. E vetmja!
Dhe askush nga kolegët nuk ma ka uruar! Gjithsesi faleminderit për ata që më kanë ndihmuar (Ismail Bërbatovci, Xhevat Ruhani, Gazmend Kajtazi etj.) të zhvilloj, të përforcoj, të rris cilësinë dhe të gjej angazhim në shumë gazeta e revista. I falënderoj edhe ata që i kanë plotësuar punimet e mia, edhe ata që më kanë bërë kritika miqësore dhe konstruktive.

07 korrik 2018

Anagramë

ELVIS, AI HIT
"Ndarja në errësirë"
hitet e tua i lë në tranzit