Sot, më 29 korrik 2026 bashkëpunëtori i blogut tim, Vojko Maksimçuk (Vojko Maksimčuk) i ka bërë rrafsh 100 punime unike enigmatike në gjuhën shqipe. Duke qenë se Vojkoja nuk e njeh gjuhën shqipe, kjo është një e arritur e konsiderueshme dhe për respekt. Kjo dëshmon entuziazmin e tij në enigmatikë dhe dëshirën për të përpiluar në gjuhë të huaja. Çdo gjë filloi më 18 mars kur ia publikova punimin e parë, zemërz e zgjeruar pa mbetje (enigmë kjo risi nga ai, së pari në gjuhën kroate pastaj në atë shqipe). Nga atëherë Vojkoja nuk u ndal dhe sot i ka përmbledhur 100 punime, nga të cilat dallohen figurat e ndryshme magjike, zemërzat pa mbetje e pastaj edhe risia tjetër e tij unike në gjuhën shqipe, fjalëkryqi plotësor, të gjitha të dominuara nga fjalë shqipe, kryesisht emra. Disa nga këto enigma nuk është lehtë që të përpilohen edhe nga enigmatë shqiptarë, sidomos katrori magjik 7x7 me 7 fjalë shqipe, të gjithë emra të përgjithshëm. Vojkoja vjen nga Sllovenia ku me rregulla përdoren vetëm emrat në numrin njëjës dhe shmangen apo ndalohen pjesët e tjera të ligjëratës siç janë foljet apo mbiemrat etj. Kështu, ai përpiqet me mish e me shpirt që ta zbatojë këtë praktikë edhe në gjuhën shqipe, ndonëse nuk është e nevojshme sepse ne nuk kemi asgjë kundër shumësit apo nocioneve që nuk janë domosdoshmërisht emra. Fatkeqësisht askush nuk i zgjidh enigmat e tij, së paku jo në komente. Nga sot, do të filloj unë t'i zgjidh gjëzat e tij të vjetra sepse si redaktor tashmë i kam harruar. Vojkoja ka të publikuara edhe punime të tjera por që nuk janë unike shqiptare, sepse mund të jenë edhe në gjuhë të tjera njëkohësisht.
Urime, Vojko për 100 punimet me dëshirën që të bësh edhe 100 punime të tjera (e më shumë)!
7 komente:
Hvala, Riza!
Vojko Maksimčuk
Čestitke Vojku !
Hvala, Gogoo!
Vojko Maksimčuk
Vojko, svaka čast. Čestitam! Nisam puno riješio tvojih radova, a možda sam i mogao odvojiti više vremena za to.... A i da pošaljem nešto Rizi da se objavi.
Ovdje sam u mom Žegaru od 22. 06., i ne bavim se puno enigmatikom na godišnjem. Samo pogledam blogove. Ja sam ovdje domaćin, dolaze djeca i njihovi, gosti itd.
Veliki pozdrav i za enigmatskog kolegu, Rizu!
Hvala hvala. 👋 Uvijek si dobrodošao, Zdravko! 🇭🇷
Hvala, Zdravko!
Vojko Maksimčuk
Dua të theksoj që është e tmerrshme që asnjë koleg shqiptar (përveç njërit me disa fjalë të varfra) nuk ia ka uruar veprimtarinë e tij enigmatike shqiptare Vojkos. Kjo tregon sa pak kemi respekt për njëri-tjetrin ne në Kosovë, sidomos për të arriturat e të tjerëve. Derisa enigmatët e këtushëm lavdërohen me të arritura të rrejshme, me libra e revista me përmbajtje të mjera, me faqe të enigmatëve në rrjetet sociale që janë për keqardhje, Vojkoja në heshtje po bën përparim në enigmatikën shqiptare dhe sot, lirisht mund të them pa e tepruar, është përpilues më i mirë i enigmave shqipe sesa disa enigmatë shqiptarë.
Posto një koment