21 maj 2008

Piramidë

1. Edhe, dhe.
2. Përmeër vetor.
3. Ejani!
4. Mindere.
5. Emnaku i këngëtares Hasimi.
6. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Zhega (shq.).
7. Përkufizim.
8. Fyerja.
9. Mbarsja, pllenimi.

Older posts

Në fund të faqes do të vëreni Older posts. Kjo lidhje ju drejton te postimet e mëparshme të blogut. Kështu që aty gjeni shkrime dhe fjalëkryqe e enigma të tjera të postuara më herët.

19 maj 2008

Ç'është palindromi?

Palindromi është një lloj enigme e cila përbëhet nga një fjalë ose një fjali, që kur lexohet së mbari dhe së prapthi na jep të njëjtën fjalë.
Ekzistojnë dy lloje të palindromeve.
I pari ka të bëjë me palindromin i cili edhe mbarë edhe prapë jep të njëjtën fjalë apo fjali kurse lloji tjetër i palindromit përmban anën e mbarë me një fjalë ose fjali, derisa së prapthi jep një fjalë apo fjali tjetër.

Palindrom

JO, TI REMI, ATO VOTA I MERITOJ.

Skandi


14 maj 2008

Fjalëkryq klasik

HORIZONTALISHT
1. Fjala me të cilën falënderojmë.
12. Mëri, maraz (sh. shq.).
13. Bregorja, sopi.
14. Aktori ynë Xhepa.
16. Emnak i këngëtares Hasimi.
17. Latinisht (shkurt.).
18. Ata që merren me enigmatikë.
20. Aktori anglez Sim (shq.).
22. Nazmi (dim.).
23. Femër e porsamartuar.
24. Variant i emrit: Nahit (shq.).
26. Shkruaj: dz.
27. Ligjëratë që mbahet në një mbledhje të gjerë; fjalë.
30. Shkruaj: oa.
31. Që shpreh interesim për diçka (f.).
34. Futbollisti argjentinas Havier.
35. Irnosje, irnë.
VERTIKALISHT
1. Shtet evropian (shq.).
2. Krahinë spanjolle (shq.).
3. Banor i krahinave të larta malore.
4. Piktori anglez Uiliam.
5. Ndeshjet sportive.
6. Udhëpërshkrimi, rrugëtimi.
7. David Suazo (nistoret).
8. Kam etje.
9. Vepër e gjatë letrare (shq.).
10. Imituesi.
11. Të qenët tinëzar.
15. Emnak i këngëtares Konçi.
19. Aktori anglez Alek (shq.).
21. Për herë të parë.
25. Lloj peshku.
28. Joint European Torus (shkurt.).
29. Linda Evans (nistoret).
32. Nikolla Naço (nistoret).
33. Alesandro Nesta (nistoret).

12 maj 2008

Tetëkahore

Në këtë tetëkahore do të gjeni mbiemra të aktorëve dhe aktoreve të huaja. Në fund ju mbesin 7 shkronja të lira të cilat ju japin mbiemrin e aktores amerikane Denizë. Vini re: aktorja ANDRES (Ursula) gjendet në dy vende.

ANDRES
BELMONDO
BEST
BRANA
BRANDO
BRONSON
DELON
DE NIRO
DENSON
DEPARDJE
DE VITO
GARBO
GARDNER
HOFMAN
ISTVUD
JAKOBSON
KITON
KLARK
KONERI
KRISTI
KRISTOFERSON
LAMAR
LAMBER
LOLOBRIXHIDA
LOREN
MALDEN
MINELI
MONRO
MORGAN
NIKOLSON
NIVEN
NORIS
NOVARO
O'HARA
REDFORD
REGAN
ROBERTS
RURK
SELEK
SELERS
STREISEND
SHEPARD
SHVARCENEGER
TARNER
UEST
UILIS
VALENTINO
VENTURA
XHONS
ZHIRARDO

Ç'thotë FGJSSH (1980) për fjalëkryqin?

Sipas "Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe" të vitit 1980 fjalëkryqi përkufizohet kështu:
Lojë zbavitëse që bëhet duke plotësuar çdo katror të një figure me shkronja të tilla që të formohen fjalë në të gjitha drejtimet.

Po ta analizojmë këtë përkufizim, mund të vij në përfundim se këtu më tepër është bërë një përkufizim i më shumë llojeve të enigmave në një përkufizim, sesa përkufizimi i fjalëkryqit në veçanti. Dihet se fjalëkryqi njihet me atë se zgjidhet kryesisht në dy kahe, horizontalisht dhe vertikalisht, kurse ka lloje të veçanta të fjalëkryqeve apo enigmave të tjera që zgjidhen vetëm horizontalisht (siç është fjalëkryqi amerikan) apo në të gjitha kahet (siç është tetëkahorja).

10 maj 2008

Anagramë

R. T. GJAKOSET GJIRI...
...për atdhe.
(hero kombëtar)

Fjalëkryq klasik

HORIZONTALISHT:
1. Futbollist italian (Fiorentina), (origj.).
2. Që ka marrë një autorizim (f.). – Edlira Mema (nistoret).
3. Acari. – Imtia, hollësia.
4. Ai që drejton taksinë. – Zanorja e tretë dhe e parë. - Presioni sistolik i gjakut (shkurt.).
5. Targa e Italisë. – Yll në yjësinë e Shqiponjës. – Rokeri i ndjerë Morrison (shq.).
6. Kryeqyteti i Filipineve. – Në atë vend. – Portieri gjerman i futbollit Oliver.
7. Njeriu i ditur. – Këngëtarja jonë Bregu.
8. Basketbollisti amerikane Dankan. – Nuk. – Lloj, tip. – Mahisje e iridës së syrit.
9. Gjë e rrallë e me vlerë (sh. pashq.). – Shtëpiza e qenit, steli.
10. Pjesëtaret e një popullsie të lashtë të Ballkanit. – Fidanet.
VERTIKALISHT:
1. Njësi më e vogël se metri (shq.).
2. Qytet në Holandë (tribunali!), (shq.). – Lloj shkronjash kompjuterike.
3. Aktori amerikan Miki. – Shifra.
4. Prapashtesë latine e mahisjeve. – Industria e duhanit (shkurt.). – Ibrahim Rugova (nistoret).
5. Që i përket socializmit.
6. Strajcat. – Etje.
7. 2 (romakçe). – Ata. – Ujdhesë në Adriatik.
8. Një kontinent. – Industria e akumulatorëve (shkurt.). – Monedhë e imët skandinave.
9. U vë numrat përkatës sendeve që vijnë në një radhë të caktuar. – Zanorja e parë.
10. Futbollisti ynë Fatmir. – Ymer Riza (nistoret). - Sterjo Spasse (nistoret).
11. Hyjneshë romake e zemërimit. – Shkruaj: xh. – Personazh nga seriali “Kafeneja jonë – te Oki”.
12. Targa e Spanjës. – Folëset në TV apo radio.
13. Politikan i ndjerë shqiptar.
14. Fantazitë.

08 maj 2008

Fjalëkryq klasik

HORIZONTALISHT:
1. Anëtarët e një partie tonë.
12. E shkuara.
13. I afërm (unë!).
14. Vendore.
15. Dhomë e parlamentit.
16. Nënë (krahin.).
17. Këngëtarja jonë Libohova.
19. Përemër vetor.
20. Këngëtari italian Kutunjo.
22. Daulle.
24. Mërgim, emigrim.
26. Ish-futbollisti gjerman Uve (shq.).
28. Lloj detergjenti.
29. Xeheror që ka marrë emrin sipas Iranit.
30. Që ka të bëjë me ekipin.
31. Enë e peshores (shq.).

VERTIKALISHT:
1. Jo absolute.
2. I ekonomisë.
3. Mbështjellja me paketë.
4. Aktorja suedeze Jakobson.
5. Burim (dim.), (shq.).
6. Babai i Odiseut.
7. Ibrahim Rugova (nistoret).
8. Mishtar.
9. Ninulla.
10. Nënat.
11. Xehja e titanit.
18. Kufomë njeriu e balsamosur.
21. Shkruaj: og.
23. Tokat e punuara.
25. Futbollisti anglez Ferdinand.
27. Filloj.

07 maj 2008

Fjalëkryq klasik



HORIZONTALISHT:
1.Titulli i një kënge të Aleksandër Gjokës. - Shumë i mirë, cilësor (krahin.).
2. Lloj sëmundjeje ngjitëse, kromë (shq.). - Emnak i Eleonorës.
3. Shteti i Kofi Ananit. - Farefis, ilaka. - Aktori amerikan Marvin.
4. Emnak i Alinës. - Bujkeshë. – Sidni (dim.).
5. Variant i emrit: Nafije. - Qëndrim, bindje.
6. E para, e dyta, ... - Tregues i orës.
7. Krahinë në Gjermani. - Këngëtari Reding (shq.). - Vendi ku vdiq Migjeni ...Peliqe.
8. Këshilli inicues (shkurt.). - Sulmim, mësymje. – Vade, korë.
9. Poetesha jonë Mamaqi. - Heroi ynë Adem.
10. Lloj xeherori. - Afrohet.
VERTIKALISHT:
1. Trim, dai. - Skamje, varfëri.
2. Lloj peshku (shq.). - Këngëtarja jonë Baraku.
3. Aktorja amerikane Aniston. – Targa e Elbasanit.
4. Lëndë e fortë kauçuku. - Alabama (shkurt.).
5. Luan Jaha (nistoret). - I erotikës.
6. Association of American Artists and Actors (shkurt.). - Lloj hidrokarburi (shq.).
7. Punimet e kritikëve.
8. Banori i një qyteti shqiptar.
9. Emnaku i Ilarisë. - E afërme (unë!).
10. Aktorja jonë Qena. - Arif Vladi (nistoret).
11. Institute of Acoustics (shkurt.). - Lagje e Prishtinës (shq.).
12. Shkronja të njëjta. - Pjesë e poezisë (sh. shq.).
13. Aktorja amerikane Anxhelina. - Arkë shtetërore (sh. pashq.).
14. Element kimik (Ir). – Ish-futbollisti frëng Emanuel.

06 maj 2008

Fjalëkryq klasik



HORIZONTALISHT:
1. Kryeqytet i Kroacisë. – I paraqitur, i prezentuar.
2. Automobilisti spanjoll Fernando. – Regjion i madh evro-aziatik (shq.).
3. Midis. - Shkenca historike që merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore dhe artistike.
4. Grackë zogjsh (sh. pashq.). – Aktori frëng Étienne (. . . al). – Targa e Norvegjisë.
5. Roman i Fransoa Rene de Shatobrianit. – Prijës kozak (shq.).
6. I keramikës. – Përkthyesi dhe enigmati ynë Lleshi.
7. Simboli i oksigjenit. – Banore e siujdhesës më të madhe në botë. – Aktori ynë Flloko.
8. Sëmundje e retinës së syrit. – Bën “ham-ham”.
9. Lloj hidrokarburi, eten (shq.). – Këpucë të lehta sportive.
10. E mat mirë, e qit në terezi. – Ngut, nxit.
VERTIKALISHT:
1. Familje bimësh, në të cilën bëjnë pjesë zambakët (shq.).
2. Pjesëtare e një aleance. – Figurë vallëzimi në kadril.
3. Ai që shtron një gosti; ai që thërret në gosti. – Pjesëtar i tirëve.
4. Simboli i radonit. – Ornla (dim.). – Variant i emrit: Ilia, Ila.
5. Vepër e përbërë prej disa artikujsh, zakonisht të shkurtër e të ndryshëm, që trajtojnë një temë e që kanë një titull të përbashkët. – Banor i Amanit.
6. Alemi. – Shaka e hidhur.
7. Numër (shkurt.). – E lodh shumë, rraskapit.
8. Pikturë kishtare (shq.). - Simboli i bariumit.
9. Tallem me dikë, shpotis. - Lloj hidrokarburi.
10. Aktorja kroate Mira. - Izopropiltioksanton (shkurt.).
11. Ujkonja që ushqeu Remin dhe Romulin, Larencia. - Qytet yni. - Lloj sëmundjeje.
12. Përqafoj. - Strehim politik ose ekonomik (sh. shq.).
13. Lloj pushke (e prodhuar nga Uziel Gali). - Bereqeti.
14. Ringjallem.

05 maj 2008

03 maj 2008

HORIZONTALISHT:
1. Bëhem plak. – Poetesha jonë Mamaqi.
2. Markë pajisjesh sportive (shq.). – Më pikas dikush.
3. Emri i Asdrenit. – Shkrimtari i madh anglez Uiliam (shq.).
4. Vrapim i shpejtë i kalit duke bëre kërcime (sh. shq.). – Uzina e Pilave (shkurt.). – Valon (dim.).
5. Rasë vendore në disa gjuhë. – Simboli i radiumit. – Shkronjë greke.
6. Simboli i platinit. – Flori. – Lloj hidrokarburi (shq.).
7. Lloj pijeje alkoolike. – Ata. – Që i takon laserit.
8. Thënie e shkurtër, e goditur e me fuqi shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të nxjerrë nga jeta (shq.). – Jo i keqi.
9. Ai që jeton në kurrrizin e të tjerëve. – Afrohem.
10. Çrregullim. – Urata.
VERTIKALISHT:
1. Pjesë e derës. – Pas.
2. Basketbollisti ynë Florent. – Shtrëngatë, stuhi.
3. Djalë i Adamit dhe Evës (shq.). – Aktorja franceze Zhanë.
4. Shkrimtari ynë Vedat. – Kornizë.
5. Gjurmim, shqyrtim apo studim që bëhet nga një ekspert (shq.).
6. Bash, tamam, pikërisht. – Enti i statistikës (shkurt.). – Strehim politik.
7. Shtesë. – Ministria e tregtisë dhe industrisë (shkurt.).
8. Air Polution Engeneer (shkurt.). – Këngëtari ynë Sahiti.
9. Në një vend të papërcaktuar. – Simboli i tantalit. – Shkronjat e para.
10. E shpejtë.
11. Liberty Alliance Project (shkurt.). – I pagjak.
12. Poet i lashtë grek. – Mahisje e iridës së syrit (shq.).
13. Perandor famëkeq romak. – Dëshpërohem.
14. Diktatori i Ugandës Idi (shq.). – Një shkencë ekzakte.

01 maj 2008

30 prill 2008



HORIZONTALISHT:
1. Trimëresha jonë Smalja. – Çadra.
2. Vëllai i Remit. – Lloj lodre fëmijësh, katana (sh. shq.).
3. Këngëtari italian Salvatore. – Nivelizimi.
4. Pirgu i xhamisë. – Simboli i iridit. – Order of Blessed Ksenia (shkurt.).
5. Iniciativë. – Teatri kombëtar (shkurt.). – Zanorja e parë dhe e dytë.
6. Simboli i neodimit. – Instituti i fiziologjisë (shkurt.). – Lagjja.
7. Argjentinë (shkurt. sport.). – Shkruaj: ixh. – I mesëm.
8. Stadiumi më i madh në botë. – Aktorja franceze Izabelë (shq.).
9. Imitacione. – Fiset, rodet.
10. Burg i rëndë. – Të qenët i gjatë (pashq.).


VERTIKALISHT:
1. Këmbim i mallit, trambë. – Shkrimtari Delvina.
2. Këngëtari Stjuart (shq.). – Vepra skenike.
3. Besimi islam. – Miell i bluar trash, ermik.
4. Ish-reprezentuesi holandez i futbollit Artur (shq.). – Përemër vetor.
5. Ngritje lart me fjalë, lavdërim.
6. Përemër vetor. – Johan Cruijff (nistoret). – Pjesë e dritares (sh. pashq.).
7. Shkrimtari ynë i traditës Frashëri. – Jo ditë (sh. pashq.).
8. Personazh nga “Beqareshat”. – Nëna, ëma.
9. I kaltër, blu. – Simboli i heliumit. – Klubi i gjuetisë (shkurt.).
10. Aktore jona.
11. Funksion. – Një shenjë pikësimi (sh. shq.).
12. Kompozitori italian Morikone. – Hyjneshë greke e urtisë.
13. Poçi elektrik. – Hyj grek i luftës.
14. E Atikës. – Ceremonia fetare.

29 prill 2008

Si të shkarkoni fjalëkryqet

Krahas fjalëkryqeve të dhëna në blog, ju mund të shkarkoni fjalëkryqet me rrjetë dhe tekst, të bëra bashkë në një dokument. Poshtë tekstit të fjalëkryqit në blog gjendet lidhja (link) Shkarko. Klikoni lidhjen Shkarko, më pas klikoni aty ku shkruan Proceed to File Download Page pastaj shtypni butonin Download File.
Pasi të shkarkoni skedarin (file) atë mund ta hapni me Internet Explorer ose me Microsoft Word. Për fund e shtypni në letër. Pasi ta keni në letër fjalëkryqin, rrëmbeni lapsin dhe...argëtim të këndshëm! :-)

28 prill 2008

Fjalëkryq klasik

HORIZONTALISHT:
1. Aktore shqiptare.
2. Fundi i botës, apokalipsi. – Poet i shquar kombëtar (sh. shq.).
3. Gropë e madhe, që e hapin në vendet malore ku s'ka kroje për të mbledhur ujin e shiut zakonisht, për bagëtinë (shq.). – Mahisje e laringut (sh. pashq.).
4. Aktor frëng (origj.). - Është e ditur; e dinë, e njohin; kuptohet.
5. Targa e Durrësit. – I sulmuar. – Nyjë shquese e emrave asnjanës.
6. Tingulli “e” i ngritur (pashq.). – Jashar Erebara (nistoret). – Miss Shqipëria 2003 Erjona. – Shkruaj: adh.
7. Këngëtarja e re Karavello. – Shkruaj: ui. - Association of Teachers of Japanese (shkurt.).
8. Lidhësja e flokëve. – Kusarim, punë e cubit. – Targa e Spanjës.
9. Qytet i shenjtë arab (shq.). – Shtrimet.
10. E tashme. – Kurorë e papës.
VERTIKALISHT:
1. Që tregon kujdes për dikë a për diçka, që ka kujdes (f.).
2. Banoret e Liberisë.
3. Dallga, tallazi. – Specialisti i drejtësisë Riza.
4. Besimi islam. – Agjenti sekret i stripit Ford.
5. Nuse e djalit. – Lumë në RFGJ (shq.). – Targa e Italisë.
6. Një sportiste (sh. shq.). – Shkronja të njëjta.
7. Variant i emrit: Dajana. - Aircraft Collection Tasking Message (shkurt.).
8. Shenja e induksionit. – Ish-boksieri Marçano. – Lëndë organike me azot.
9. Personazh nga seriali “Familja ime”. – Pasthirrmë dhembjeje, bobo, obobo
10. Lloj peme (sh. shq.).
11. Princeshë e Ismail Kadaresë. – Jo i vjetër.
12. Ndihmoj. – Lloj peshku, lojbë (shq.).
13. Të gjashtat, të shtatat, … - Simboli i erbiumit.
14. Që gjendet në pozitën 80.

Ç'është anagrami (anagrama)?

Anagrami është një lloj enigme, e cila përpilohet duke ndërruar vendet e shkronjave të një fjale apo një fjalie. Nga ndërrimi i vendeve të këtyre shkronjave krijohet një fjalë apo fjali (apo emër e mbiemër, titull vepre letrare a kënge etj.) tjetër. Fjala anagramë rrjedh nga greqishtja. Ekziston edhe varianti anagramë (Mikel Ndreca - "Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja", Prishtinë 2000). Po të bazohemi te ky fjalor, më drejt duhet të jetë anagramë ngase fjala anagram nuk gjendet fare në asnjë fjalor të gjuhës shqipe. Emri anagram i ka mbetur për shkak se e kemi marrë nga enigmatika e ish-Jugosllavisë (ashtu si vetë fjalën enigmatikë). Zotësia më e madhe e anagramistit, autorit të anagrameve është që në enigmën (anagramin) e dhënë të ketë diçka të lidhur me zgjidhjen e tij (anagramit). P. sh. O LIDER N'SERIE A (zgjidhja: Daniele de Rosi, futbollist i Romës që bën gara në Serie A, kampionati italian i futbollit).
Përditësim më 13 gusht 2026: Tashmë edhe fjalori më i ri i gjuhës shqipe fjalori.online anagramin e quan anagramë. Andaj para pak kohe i ndërrova në blog të gjitha fjalët anagram me anagramë (nëse nuk e kam harruar ndonjë).

Anagramë

E MORI MARINAR...
burrin.
Kemi të bëjmë me një këngëtare kosovare.