05 korrik 2026

Figurë magjike 1+2



A, BA, BOR, DI, DO, GA, GO, IM, LA, LAS, MA, POR, RIM, TIM, TO, U, UD.

Nga rrokjet e mësipërme zgjidhni këtë figurë magjike sipas pyetjeve të mëposhtme dhe plotësoni rrjetën duke shkruar një shkronjë në katrorë dhe dy shkronja në drejtkëndësha.

HORIZONTALISHT DHE VERTIKALISHT:
1. Poeti francez Arthur (1854–1891) në foton majtas,
2. Veprimi kur importoj ose importohet, 
3. Një racë e vjetër qensh punëtorë me origjinë nga Brazili (Buldogue Campeiro) në foton djathtas,
4. Gol i shënuar gabimisht ose padashur nga një lojtar futbolli në portën e skuadrës së vet (sh. pashq.),
5. Banor vendës i Dimalit.

Vojko Maksimčuk

Etnike


ASIB U. DVORNIK

Nostalgji

"Bota sot", 5 qershor 2005

Thurëse anagramore

Štit 6x8



VODORAVNO I OKOMITO:
ALJAŽ ŽUST, HANA ESIH, IVO REŽEK, MIHOVLJAN, SHAKOANE i ime i prezime nogometaškog vratara iz Slovenije (slika).

Vojko Maksimčuk

Rebus shkronjor

Për ata që besojnë
4, 1, 2 = 7

04 korrik 2026

Fjalëkryq magjik 7x7


A, A, A, ÇA, DE, DHA, FO, LA, KËT, LE, LË, MA, MA, MAN, MO, NA, NA, NO, RA, RA, RI, RIK, TAR, TO.

HORIZONTALISHT DHE VERTIKALISHT:
1. Njeri i çalë, ai që çalon nga këmbët,
2. Tumor beninj që zhvillohet në një ind gjëndëror të trupit, si në gjëndrat tiroide, në zorrë, në veshkat dhe në organet riprodhuese (shq.),
3. Ai që ledhaton njerëzit, ai që përkëdhel të tjerët,
4. Përsëritja e një fjale ose e një grupi fjalësh në filim të shumë vargjeve ose të më shumë strofave në poezi ose në shumë fjali ose në pjesë të fjalisë në prozë (shq.),
5. Lëvizës,
6. Bimë zhardhokore zbukuruese e viseve tropikale, me lule shumëngjyrëshe të formave e të madhësive të ndryshme që shumohet me fara (foto),
7. Lloj shpendi me ngjyrë të zezë me një balushë në kokë, jeton nëpër vrima që i bën brigjet e lumit (sh. shq.).

Vojko Maksimčuk

Edhe një katror magjik 7x7 i enigmatit slloven me shtatë fjalë shqipe.

Nostalgji

"Hareja" (2005)

Zupčanik



VODORAVNO I OKOMITO:
BASISTI, IDA LEAH, RITA EMILY, SAMARRA, SERMAGE, ZAPATEADO i tvrđava kod Omiša (slika).

Vojko Maksimčuk

Rebus shkronjor

Leku
4, 1, 1 = 6

03 korrik 2026

Veli Sahiti dhe unë


Në këtë blog të enigmatikës e kam edhe etiketën "Jashtë enigmatikës" ku shkruaj për tema që s'kanë të bëjnë me enigmatikën. Unë nuk jam marrë vetëm me zgjidhjen dhe përpilimin e enigmave.
Në këtë artikull dua të shkruaj pak për idolin tim nga muzika, Veli Sahiti, që më shumë është i njohur me emrin e grupit të tij të dikurshëm Trix.
Unë jam adhurues i tij që nga viti 1990 kur e kam dëgjuar për herë të parë albumin "Krushqit e pajtimit". Jam dashuruar menjëherë me këngën e tij "Dashuria në qershor" e jo me këngën e tij të famshme (për shumëkënd i vetmi hit i tij) "Zeshkania ime". Nga ajo kohë e deri më sot (me disa ndërprerje të arsyeshme) e kam përcjellë tërë veprimtarinë e tij, e kam blerë gati çdo album, kasetë e CD dhe i kam mësuar përmendësh më shumë se gjysmën e këngëve të tij. Jam munduar ta mësoj çdo këngë por fatkeqësisht në shumë raste nuk e kuptoj çka thotë. Pas albumit të trembëdhjetë (2002) mua më bie pak interesimi për muzikën dhe jam përqendruar në aktivitete të tjera, me angazhime të shumta në enigmatikë dhe argëtim përmes internetit. Mirëpo më vonë kur Veli Sahiti ka vazhduar të nxjerrë albume të reja vërej se muzika e tij ka pësuar ndryshime, këngët e tij kanë më shumë folklor. Mirëpo pastaj, në vitin 2006 ose 2007 e nxjerr albumin e tij më të mirë (sipas meje), të 16-tin me radhë të titulluar "Imazhi yt". E konsideroj si albumin më të mirë për katër arsye. 
1. Të gjitha këngët janë argëtuese (pop ose rok),
2. Të gjitha këngët kanë tematikë dashurie,
3. Nuk ka asnjë melodi instrumentale dhe
4. Shumica e këngëve janë të bukura që të mos them të gjitha.
Në albumet e mëparshme ka pasur të meta, ose ndonjë këngë popullore ose ndonjë patriotike ose ndonjë melodi instrumentale. Të theksoj se nuk jam kundër muzikës sonë popullore por nuk më pëlqen kur e praktikon këtë muzikë një roker si Veli Sahiti. Nuk jam absolutisht kundër këngëve patriotike por për ato këngë i kemi Shkurte Fejzën, Ilir Shaqirin e shumë të tjerë. Çka i duhet një këngë popullore dhe patriotike një rokeri si Veli Sahiti? Po të ishin patriotike me rok-muzikë atëherë ndryshe do të ishte. Gjithashtu më pëlqejnë meloditë instrumentale mirëpo megjithatë nuk i kam preferuar në albume të Veliut sepse vetëm i kanë zënë vend një kënge. Më mirë ka qenë të kompononte një këngë shpejt e shpejt çfarëdo vetëm të jetë argëtuese, ne vend të melodisë instrumentale. Nuk jam ndonjë dashamir i flakët i këngëve të dashurisë, por është një fakt që këngët e Veliut me tematikë të tillë gjithmonë e kanë muzikën dhe aranzhmanin shumë më të mirë se këngët e tematikave të tjera.
Veli Sahiti në intervista deklaron që i ka 20 albume. Unë i kam 19 prej tyre. Nuk e di as nuk e kam të qartë se kur ka dalë në shitje ai album që më mungon. Nuk i kam të gjitha si kaseta e CD, disa prej tyre i kam vetëm me format mp3 në kompjuter. Është e mundshme që albumin special kushtuar Nënës Tereze nga viti 1998 e numëron si album të rregullt. Me siguri jam gabim. Në internet nuk ka informata për atë album. Në disa vende përmenden titujt e të 19 albumeve që unë i kam por ai i 20-ti askund nuk shihet, si thuhet e ka lëshuar toka.
Unë ia kam shkruar dy tekste të këngëve. Ato janë "I strukur në shtrojerë" nga albumi "Vallëzimi i yjeve" (2001) dhe "Do t'më gëzosh" nga albumi "Moj e mira te pojata" (2002).
Dita kur Veliu më ka treguar se dy tekste të mia do të bëhen këngë ka qenë ndër ditët më të lumtura të jetës sime. Si sot e mbaj mend kur e kam thirrur në telefon nga posta gjatë vitit 2000 (atëherë nuk kisha telefon mobil) dhe më tregoi se ka lajme të mira për mua. Në telefon më pat thënë që albumi i ardhshëm do t'i përmbajë 16 këngë dhe dy prej tyre janë me tekste të mia. Megjithatë nuk ka vepruar ashtu, këngët i ka ndarë në dy albume dhe dy tekstet e mia ishin në secilin prej tyre. E mbaj mend sesi në telefon e këndoi live një pjesë të këngës "I strukur në shtrojerë". Isha aq i emocionuar.
Por, natyrisht se para se të bëhem autor i këngëve të tij, së pari është dashur të njoftohem live me të. E kjo ka ndodhur gjatë dimrit të vitit 1997. Mëkat që nuk e mbaj mend datën e saktë historike kur jam njoftuar me idolin tim. Kjo dëshmon që po të isha i martuar nuk e kisha mbajtur mend as takimin e parë me shoqen e jetës e as datën e martesës. :)
Unë kam punuar në revistën "Fjala jonë" ku kam qenë autor i enigmatikës, korrektor dhe një kohë edhe lektor e herë pas here edhe gazetar e autor i disa skicave, tregimeve dhe poezive. Kështu në cilësinë e gazetarit u njoftova me Veli Sahitin edhe pse paraprakisht ia kam bërë me dije që jam adhurues i tij. Intervista që e kemi bërë me kolegen Fatmire Baca, ka rrjedhur për bukuri dhe gjatë bisedës i kam mësuar edhe disa gjëra që nuk i kam ditur për idolin tim, për shembull që kënga e tij "Zana" është përpunim i një kënge turke dhe që ka qenë fitues i një festivali në nivel të Jugosllavisë gjatë vitit 1985 në Doboj. Aty ka fituar me këngën "Hijet e dashurisë". Kolegia ime gazetare Fatmire Baca e dinte përmendësh versionin turk të këngës "Zana". Kurrë s'e kam kuptuar pse shqiptarët e pëlqejnë aq shumë muzikën turke?! Por kjo është tjetër temë.
Tash dua ta bëj një pyetje. Cila është kënga "Hijet e dashurisë", kënga fituese e atij festivali? Kjo këngë gjendet në albumin e katërt ("Toka ime") dhe fillon me këto vargje:
E di se të kam humbur
Atë natë kur u largove
Pa m'treguar ku do të shkosh
Pa m'treguar kur do të kthehesh
Kështu unë prej vitit 1997 e deri para disa viteve kam menduar që kjo ka qenë kënga fituese. Se ashtu më ka thënë Veliu në intervistën në fjalë. Mirëpo Veli Sahiti në një emision televiziv të udhëhequr nga Visar Peja, e këndon këngën fituese nga festivali në fjalë. Por ajo këngë nuk ka qenë "Hijet e dashurisë" nga albumi i katërt "Toka ime". Në atë emision Veliu e këndon këngën "Buzët e tua" nga albumi i pestë "Vallja e rinisë". Kjo më ka hutuar. Çka ndodhi? Si ka mundësi? A thua Veliut iu kanë ngatërruar këngët? Duhet theksuar se te kënga "Hijet e dashurisë" në album nuk përmendet askund togfjalëshi nga titulli mirëpo në këngën "Buzët e tua" përmenden fjalët e titullit në refren. Për më tepër këtë këngë e ka përpunuar dhe e ka të publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube. Po supozoj që kjo këngë gjendet pikërisht në albumin që nuk e kam unë. Madje edhe e përpunuar e ka titullin "Buzët e tua". E pse atëherë e prezentoi si këngën me të cilën ka fituar në festivalin e Dobojit?! Nëse pyetem unë kënga origjinale "Hijet e dashurisë" është shumë më e mirë se "Buzët e tua". Kjo e fundit ka aranzhman fenomenal por nuk ma merr mendja që e ka pasur atë aranzhman në vitin 1985.
Veli Sahiti e ka publikuar një libër monografik. Para se ta botonte atë libër më ka thirrur në telefon. E vetmja herë që më ka thirrur në telefon. Më kërkoi që t'ia dërgoj intervistat të cilat i kam bërë me të dhe disa punime enigmatike kushtuar atij. U gëzova shumë dhe shpejt e shpejt i kam gjetur të gjitha intervistat që i kam bërë me të dhe po ashtu shumë punime enigmatike që ia kam kushtuar atij. Fatkeqësisht Veliu nuk u lajmërua më dhe e publikoi librin pa intervistat dhe enigmat e mia. Kam qenë shumë i zhgënjyer. Ka qenë e vetmja herë që më ka thirrur në telefon. Shumë më mirë ka qenë të mos më kishte thirrur. Ai shpesh më quante shok ndërsa asnjëherë përveç kësaj telefonate të shëmtuar nuk më ka thirrur. E unë e kam thirrur shumë herë. Prandaj s'është e vërtetë që jemi shokë sepse ai është këngëtar dhe unë jam adhuruesi i tij. Këngëtari nuk e thërret adhuruesin në telefon. Shokun po. 
Edhe pse jam edhe bashkëëpunëtor i tij si autor i teksteve të dy këngëve dhe shumë shumë herë e kam prezentuar dhe e kam tepruar në enigmat e mia. Mirëpo nuk po them që duhet të ma dijë për nder se as që ka kërkuar gjë prej meje, se as që më ka njohur. Unë e kam bërë se kam qenë dhe jam adhurues. Gjithsesi e them me keqardhje se ai libër që nuk e kam parë kurrë është më i varfër pa intervistat dhe enigmat e mia. Veli Sahiti në Facebook publikonte fotografi se si ua dhuronte librin shumë personave. Për mua nuk u kujtua fare. Jo adhuruesin se të tillë ka plot, por bashkëpunëtorin e tij, autorin e teksteve të dy këngëve. Jam shumë i dëshpëruar me idolin tim.
Por kjo s'do të thotë që nuk e dëgjoj më. Tash i kam kaluar të 50-tat dhe muzika në këtë moshë nuk është aq e ëmbël si në rini. Megjithatë herë pas here i dëgjoj këngët e tij me shumë ëndje si adoleshent sidomos kur e ngas biçikletën e dhomës. Dikur i dëgjoja të gjitha këngët e tij, sot jo. Sot nuk i dëgjoj më këngët e tij patriotike, vetëm ndonjë të veçantë si "Baladë për mikun", nuk i dëgjoj as këngët popullore. 
Por nuk është vetëm çështja e librit që më ka zhgënjyer tek idoli im. Veli Sahiti pa pikë nevoje vazhdon të këndojë këngë popullore, nga të cilat nuk fiton asgjë. Muzika popullore burimore shqiptare nuk e ka atë popullaritet si dikur. Sot në trend është muzika popullore e bazuar në folklorin turk dhe rom e ashtuquajtur tallava. Veliu nëse dëshron më shumë popullaritet do të duhej të këndojë tallava e jo popullore. Natyrisht nuk do t'i dëgjoja këngët e tij tallava si ato popullore shqiptare. Përveç kësaj Veliu e zvetënon mega-hitin e tij "Zeshkania ime" duke e përpunuar me një reper. Dhe jo vetëm kaq. Ka vazhduar të bashkëpunojë me reperë të tjerë. Gjithsesi, nuk është i vetmi. Kam përshtypjen që çdo këngëtar serioz ka përzier me reperë. Vetëm "Elita 5" jo. Prandaj ata janë mohikanët e fundit që i qëndrojnë besnikë muzikës së pastër rok apo pop e nuk e ngatërrojnë me rep që as nuk është muzikë. Nuk është ky vetëm mendim i imi. Në këtë pikë "Elitën 5" e adhuroj më shumë.
Po ashtu, jam shumë i zhgënjyer me kanalin e tij zyrtar në YouTube ku ka gabime të shumta. Ka gabime drejtshkrimore. Mungojnë shkronjat shqipe Ë dhe Ç në tituj. Shumë tituj të këngëve nuk u përgjigjen videove. Shumë këngëve u janë ndërruar titujt që i kanë pasur nëpër kaseta e CD. Rasti më drastik është kënga "Më beso se të kam dashur" që sot njihet me titullin "Pa lamtumirë". Një gabim tjetër trashanik është se këngën e tij të parë (apo të grupit "Trix") "Për ty" e ka emëruar gabimisht "Për ty Nora". Është interesant që kënga "Për ty Nora" me të vërtetë ekziston por ajo nuk është kënga e parë e Trix-it por është këngë e vitit 2001 nga albumi "Vallëzimi i yjeve". Ajo këngë nuk gjendet në YouTube, sikurse asnjë këngë e albumit në fjalë, pra as teksti im "I strukur në shtrojerë". As kënga tjetër që e kam shkruar unë "Do t'më gëzosh" nuk gjendet në kanalin zyrtar të Veliut në YouTube por është e publikuar nga dikush tjetër si incizim nga një video-kasetë e Vitit të Ri 2002 ku e ka kënduar Veliu këtë këngë.
Edhe një gjë nuk e kam kuptuar, pse Veliu ka kaq pak hite? Nga prezentimet e tij televizive kuptoj se pjesa më e madhe e hiteve të tij gjenden në albumin e parë "Krushqit e pajtimit". Kjo ma kujton se si moti dikur disa persona më kanë thënë që Trix-i vetëm kasetën e parë e ka të mirë kurse të tjerat nuk janë interesante. Natyrisht nuk jam pajtuar me këto fjalë sepse unë i pëlqeja në mënyrë të barabartë të gjitha albumet e tij, mirëpo sot po dalin të vërteta. Unë do t'i përmend këngët për të cilat çuditem si nuk janë bërë hite, ose janë bërë por shpejt kanë "skaduar" si: "E di se ti më deshte", "Ylli i amshuar", "Buzë liqenit", "Si të them", "I lumtur isha me ty", "Unë të dashuroj", "Balada X", "Mos ma the zemrën", "Shëro plagët e zemrës ferizajase", "Për ty Nora", "Mos ma kujto ndarjen ti", "Dhemb edhe kjo zemër", "Ndoshta jeta na bashkon", "E pamëshirë ishe ti", "Buza jote e kuqe", "Ilaçi i plagës" etj. etj.
Gjatë vitit të kaluar Veli Sahiti festoi 50-vjetorin e veprimtarisë së tij me një mbrëmje gala të mbajtur në Ferizaj. Fatkeqësisht nuk pata mundësi që të marr pjesë. Aty janë interpretuar 14 këngë të tij nga këngëtarë të ndryshëm. Disa interpretime nuk më kanë pëlqyer edhe aq. Zgjedhja e këngëve ka qenë mjaft e qëlluar. Vërejtja ime e vetme është se si u zgjodh kënga "Fati im" para shumë e shumë këngëve shumë më të bukura që i përmenda në listën e mësipërme. Ajo që më ra në sy mua po ashtu është se tekstet e këngëve po thuaja asnjë nuk kanë qenë plotësisht si i ka kënduar Veli Sahiti nëpër albume. Ka pasur ndryshime të dukshme. Nuk e kam të qartë pse është kështu dhe mendoj se është gabim. Unë ose e kam mësuar me përpikëri tekstin e një kënge ose hiç. Këtu unë e bëj një pyetje pak humoristike. A është e domosdoshme njohja e tekstit të një kenge ashtu si është origjinali apo lejohet ndonjë modifikim në pjesët ku nuk e merr vesh këngëtarin? Në këtë mënyrë unë mund të gënjej që i di gati krejt këngët e Veli Sahitit, sepse një numër të madh të tyre nuk kam mundur t'i mësoj për një fjalë apo fjali a varg.
Një gjë unë nuk duhet ta harroj. Muzika argëtuese është në krizë jo vetëm në Kosovë por kudo në botë, sidomos pas popullarizimit të çuditshëm të muzikës rep, e në Kosovë edhe i muzikës tallava që edhe është i kuptueshëm duke e ditur se sa të prapambetur jemi si popull sa i përket kulturës muzikore. Për këtë arsye shumë këngëtarë e grupe të mira të muzikës zbavitëse, pop apo rok, e kanë lënë këtë lloj muzike dhe kanë kaluar në zhanre më të popullarizuara, ose i kanë rralluar këngët ose e kanë lënë krejt muzikën. Kurse Veli Sahiti e ka përballuar këtë krizë dhe ka vazhduar të këndojë me zell, ka bërë kompromise me rep e me muzikë popullore (!) por nuk e ka ndalur muzikën dhe ka vazhduar të nxjerrë këngë të bukura. Për shembull, ndër këngët e fundit të tij është "Takimi", një kryevepër e tij. Nuk e di sa ka gjetur popullaritet. Nëse bazohemi në numrin e shikimeve në YouTube, rreth 26.000, nuk është aq keq por edhe mirë jo. Një këngë e tillë është dashur të ketë miliona shikime e dëgjime. Por e kuptuam pse është kështu.
3 korrik 2026

Zemërz pa mbetje


ANILA ÇELA


Vojko Maksimčuk

Nostalgji

"Morri" (2004)

Rrokjet e rrokjekryqit (rrokjesorit) magjik:
BA, FAK, LE, LE, LI, LI, ME, ME, MI, MI, MU, RI, RI, SEM, SI, SI.

Štit 6x8




ČA, ČAR, ĆA, ĆI, FI, GRA, I, KI, KI, KO, LA, NE, NIN, NJA, RE, RI, RI, TE, U, VO, YA, ŽEK, ŽI.

VODORAVNO I OKOMITO:
1. Hrvatski akademski slikar i karikaturist,
2. Glazbeno-scenska kolajna glumice i kantautorice Elis Lovrić,
3. Umjetnik koji radi grafike,
4. Tradicionalna japanska tehnika kuhanja,
5. Jedan od najistaknutijih predstavnika bošnjačke divanske poezije Sabit Alaudin (slika),
6. Bratova ili sestrina kćerka.

Vojko Maksimčuk

Rebus shkronjor

Përlyej
1'2, 1 = 4

01 korrik 2026

Rrokjesor magjik 4x4 me zgjidhje diagonale


BA, BA, DO, DO, LAJ, LAJ, LE, LE, MA, MA, MA, MA, NA, NA, NI, NI, RI, RI, TO, TO.

Lista e rrokjeve përfshin gjithashtu edhe rrokjet për fushat diagonale nga e majta në të djathtë, zgjidhja e së cilës është emri dhe mbiemri i futbollistit zviceran me prejardhje shqiptare (FC Thalwil, sezoni 2025/2026), i lindur në vitin 1999 (në foton djathtas).

HORIZONTALISHT DHE VERTIKALISHT:
1. Një fshat bregdetar dhe port në ishullin Kumejima në Prefekturën Okinawa, Japoni, i famshëm për garat e tij vjetore me varka dragua; një rebus i rrokjezuar (rarebus) për ndihmë, ku së pari e merrni në konsideratë rrokjen e parë të secilës fjalë të kërkuar dhe pastaj shtoni rrokjen e dytë të secilës fjalë të kërkuar pas tyre: nënë, mëmë + kalë i kuqërremë;
2. Kandidate për doktoraturë në gjeografi dhe profesoreshë e asociuar në Departamentin e Ekonomisë Rajonale dhe Menaxhimit Mjedisor në Universitetin Shtetëror të Ekonomisë të Shën Petersburgut (SPbSUE), ajo specializohet në gjeografinë ekonomike, studimet rajonale dhe zhvillimin e vendeve të Evropës Veriore (Olga Evgenievna); një rebus sanduiç për ndihmë: këngëtarja amerikane Samer + brez njerëzish, brezni; gjindje; popull; komb,
3. Një provincë në Kanada; një lloj mielli gruri,
4. Këngëtarja dhe reperja e njohur shqiptare, e lindur në Pejë, në foton majtas.

Vojko Maksimčuk

Edhe një risi nga bashkëpunëtori slloven, katror magjik me rrokje me zgjidhje ekstra përmes diagonales.

Unë, fitues i garës në zgjidhjen e rebuseve

Në garën modeste në zgjidhjen e rebuseve në blogun Rebusi, dola fitues bashkë me Alosha Vukoviqin. Si shpërblim e mora një ilustrim timin me AI me futbollistin e preferuar, në këtë rast Lautaro Martinez, futbollisti i Interit dhe Argjentinës, dy shoqëritë futbollistike që i adhuroj me gjithë zemër. :)


Në ndërkohë, blogeri i Rebusit ma dërgoi një ilustrim edhe më realist si fotografi.

Zupčanik



AK, CAN, CVIK, GE, KA, KLER, KRAJ, KRIŽ, PRE, RAN, RI, SPRIN, STA.

VODORAVNO I OKOMITO:
1. Pjesma Ljupke Dimitrevske iz 1990. (slika),
2. Staro naselje na otoku Cres,
3. Kliješta sa štipaljkama za rezanje (žice i sl.),
4. Stanovnica glavnog grada Gane,
5. Uređaj za gašenje požara u javnim, zatvorenim prostorima.

Nostalgji

"Ylli", nr 6, faqe 2-3 (2012)


Rrokjet e mburojës magjike (çudi si i kam harruar?!):
A, CA, CA, KË, KRA, KU, MET, MO, PA, PU, RAK, RE, RET, RI, RI, RI, RI, SHPA, TA, TE, TË, TU.

"Ylli" është revista e fundit enigmatike ku kam qenë i angazhuar dhe kam botuar enigma. Kam qenë autor i enigmave i tre numrave që kanë dalë në shitje gjatë viteve 2011 dhe 2012. Botues ka qenë Mentor Mazreku.

Adresë


ZHANI V. RADI

Zemërz 4x4


VELI SAHITI - TAKIMI


HORIZONTALISHT:
P. Sëmundje e rëndë, që shkaktohet nga mahisja e cipës së mushkërive dhe që shoqërohet me dhembje në kraharor e në brinjë. 
RR. Dëshmori i kombit nga Dobratini i Llapit, Sabit,
I. Komponim organik heterociklik,
M. Të qenët mitik, element mitik.

VERTIKALISHT:
P. Plasje,
R. Gjendje qetësie, pa shqetësime e pa kokëçarje, prehje,
E. Shmangie,
M. Tërësia e lëvizjeve të pjesëve të fytyrës dhe e gjesteve të tjera, me të cilat shoqërohet të folurit ose shprehen ndjenja të ndryshme a një gjendje shpirtërore të caktuar.