01 qershor 2026

Figurë magjike 1+2 (risi)



DI, DI, E, KA, KAT, MA, MA, PRE, RA, RE, REQ, SA, SAT, SHPRE, TA, TA.

Nga rrokjet e mësipërme zgjidhni këtë figurë magjike sipas pyetjeve të mëposhtme dhe plotësoni rrjetën duke shkruar një shkronjë në katrorë dhe dy shkronja në drejtkëndësha.

HORIZONTALISHT DHE VERTIKALISHT:
1. Besimi dhe ndjenja se do të na plotësohet një dëshirë, një qëllim etj. (sh. shq.),
2. Term në logjikë: pjesë e gjykimit, e cila shpreh atë që pohohet ose që mohohet për
subjektin; term në gjuhësi, kallëzues,
3. Ish-basketbollisti, pedagogu, piktori, publicisti dhe politikani shqiptar në foto majtas,
4. Lumë në jug të Madagaskarit, dega e djathtë e lumit Onilahi; për ndihmë, zgjidhni rebusin më poshtë,
5. Herdhaqen, fshikakuq (Euonymus europaeus), (foto djathtas).

Rebusi (4, 4)

Kjo figurë magjike është risi në enigmatikën shqiptare. Dhe për këtë risi u kujdes enigmati slloven, bashkëpunëtor i blogut tim, Vojko Maksimçuku, i njohur për figura magjike rekorde, shumëdimensionale e jashtëserike në gjuhën sllovene dhe gjuhët e tjera të ish-Jugosllavisë. Të mos harrojmë, Vojkoja nuk e njeh gjuhën shqipe!!!

Vojko Maksimčuk

Nuk ka komente: