Edhe një gazetë të cilën e kam harruar në biografinë time. Sa mbaj mend gazetën "Kombi" e ka botuar gazetari Haqif Mulliqi. Tash kuptova se paska ndërruar jetë më 2023. Ndjesë pastë! E mbaj mend mirë që Haqifi më ka angazhuar edhe në gazetën e përditshme "Kosova sot" mirëpo për shkak se ai e prishi marrëveshjen me botuesin, me të u larguam të gjithë sepse ishim në një pako të kontratës, të them ashtu. Punimet në këtë numër të "Kombit" janë, në fakt, të botuara në revistën enigmatike "Thes-ari", andaj nuk di a kam marrë honorar për këtë apo ka qenë marrëveshje mes botuesve.
Nuk ka komente:
Posto një koment