18 mars 2026

Fjalëkryq i vogël - mesore e zgjeruar

Ky është fjalëkryq i vogël klasik 5x5 i kombinuar me mesore të zgjeruar 3x3. Nga shkronjat e fjalës ENIGMATIKË gjeni gjashtë emra (të përgjithshëm ose të përveçëm) brenda në fushat e zbrazëta, duke i kombinuar me shkronjat e dhëna anash.

Këtë enigmë për blogun tim e ka përpiluar enigmati i shquar slloven Vojko Maksimçuk.

Përgëzime për Vojkon që përpiloi enigmë në gjuhën shqipe.

SHANAS - ekspertja amerikane e sociologjisë medicinale dhe e gjerontologjisë, Ethëll (1915-2005).


Autor: Vojko Maksimčuk.