12 maj 2008

Ç'thotë FGJSSH (1980) për fjalëkryqin?

Sipas "Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe" të vitit 1980 fjalëkryqi përkufizohet kështu:
Lojë zbavitëse që bëhet duke plotësuar çdo katror të një figure me shkronja të tilla që të formohen fjalë në të gjitha drejtimet.

Po ta analizojmë këtë përkufizim, mund të vij në përfundim se këtu më tepër është bërë një përkufizim i më shumë llojeve të enigmave në një përkufizim, sesa përkufizimi i fjalëkryqit në veçanti. Dihet se fjalëkryqi njihet me atë se zgjidhet kryesisht në dy kahe, horizontalisht dhe vertikalisht, kurse ka lloje të veçanta të fjalëkryqeve apo enigmave të tjera që zgjidhen vetëm horizontalisht (siç është fjalëkryqi amerikan) apo në të gjitha kahet (siç është tetëkahorja).

Nuk ka komente: