Anagrami është një lloj enigme, e cila përpilohet duke ndërruar vendet e shkronjave të një fjale apo një fjalie. Nga ndërrimi i vendeve të këtyre shkronjave krijohet një fjalë apo fjali (apo emër e mbiemër, titull vepre letrare a kënge etj.) tjetër. Fjala anagram rrjedh nga greqishtja. Ekziston edhe varianti anagramë (Mikel Ndreca - "Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja", Prishtinë 2000). Po të bazohemi te ky fjalor, më drejt duhet të jetë anagramë ngase fjala anagram nuk gjendet fare në këtë fjalor. Zotësia më e madhe e anagramistit, autorit të anagrameve është që në enigmën (anagramin) e dhënë të ketë diçka të lidhur me zgjidhjen e tij (anagramit). P. sh. O LIDER N'SERIE A (zgjidhja: Daniele de Rosi, futbollist i Romës që bën gara në Serie A, kampionati italian i futbollit).
28 prill 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
1 koment:
♥️👍
Posto një koment