Gjatë vitit 1998 me drejtorin e PM "Festina" Besnik Berisha e kemi nxjerrë një numër të revistës enigmatike "Festina". Unë jam kujdesur për enigmatikën dhe e kam bërë një intervistë me këngëtarin Veli Sahiti, që përveç që ishte dhe është idoli im i muzikës, po ashtu edhe albumet e tij të fundit ia pat publikuar PM "Festina". Nuk i mbaj mend arsyet pse s'ka pasur më numra, por po supozoj që botuesi nuk ka qenë i kënaqur me shitjen e numrit të parë dhe nuk e ka vazhduar edhe pse unë e kisha të gatshëm numrin e dytë ku e mbaj mend që në ballinë e kam pasur këngëtaren Rifadije Greiçevci, të cilën e ka propozuar vetë Berisha. Realizimin teknik të revistës e ka bërë Enver Beselica. Unë kam filluar t'i realizoj teknikisht punimet me kompjuter pas lufte, diku në mes të vitit 2000.
Nuk ka komente:
Posto një koment