28 prill 2008

Ç'është anagrami (anagrama)?

Anagrami është një lloj enigme, e cila përpilohet duke ndërruar vendet e shkronjave të një fjale apo një fjalie. Nga ndërrimi i vendeve të këtyre shkronjave krijohet një fjalë apo fjali (apo emër e mbiemër, titull vepre letrare a kënge etj.) tjetër. Fjala anagramë rrjedh nga greqishtja. Ekziston edhe varianti anagramë (Mikel Ndreca - "Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja", Prishtinë 2000). Po të bazohemi te ky fjalor, më drejt duhet të jetë anagramë ngase fjala anagram nuk gjendet fare në asnjë fjalor të gjuhës shqipe. Emri anagram i ka mbetur për shkak se e kemi marrë nga enigmatika e ish-Jugosllavisë (ashtu si vetë fjalën enigmatikë). Zotësia më e madhe e anagramistit, autorit të anagrameve është që në enigmën (anagramin) e dhënë të ketë diçka të lidhur me zgjidhjen e tij (anagramit). P. sh. O LIDER N'SERIE A (zgjidhja: Daniele de Rosi, futbollist i Romës që bën gara në Serie A, kampionati italian i futbollit).
Përditësim më 13 gusht 2026: Tashmë edhe fjalori më i ri i gjuhës shqipe fjalori.online anagramin e quan anagramë. Andaj para pak kohe i ndërrova në blog të gjitha fjalët anagram me anagramë (nëse nuk e kam harruar ndonjë).

2 komente:

Anonim tha...

♥️👍

Riza Bërbatovci tha...

Faleminderit kushdo që ke qenë. 💥 Rrafsh 3 vjet e dy javë më vonë e pashë komentin tënd "emoxhistik".