19 tetor 2008

Kush jam unë?

Unë jam Riza Bërbatovci. 
Kam lindur më 4 prill 1975 në fshatin Dobrajë e Madhe (sot Kroibardh), komuna e Lipjanit.
Merrem me enigmatikë që nga shkolla fillore. Fjalëkryqin e parë (katror magjik 5x5) e kam botuar më 1988 në fletushkën "Jehu i dritës" të SHF "Migjeni" të Rufcit të Ri (Lipjan). Fjalëkryqin e parë "zyrtar" e kam botuar në revistën enigmatike "Horizonti" më 1990. Pra, kam përvojë rreth 35 vjeçare në enigmatikë. Kam botuar një numër të madh punimesh enigmatike në shumë gazeta e revista kosovare enigmatike e joenigmatike si: "Horizonti", "Bujku", "Thes-ari", "Stili", "Fjala jonë", "Koha ditore", "Zëri", “Bota sot”, “Pavarësia”, “Morri”, “Titanic”, “Rreze”, “Ylli” e shumë të tjera.