Gjatë vitit që e lamë pas, mund të them që i kam bërë 30 vjet që merrem me enigmatikë të botuar, meqenëse punimin tim të parë enigmatik e kam publikuar në fletushkën e SHF "Migjeni" të Rufcit të Ri (Lipjan) më 1988.
30 vjet (ose 35 sepse kah mosha nëntëvjeçare i kam bërë përpjekjet e para në këtë fushë) me enigmatikën që ka qenë stimuli, katalizatori, shtysa, motivi kryesor i jetës sime. Enigmatika është dhe mbetet arsyeja pse jetoj. E vetmja!
Dhe askush nga kolegët nuk ma ka uruar! Gjithsesi faleminderit për ata që më kanë ndihmuar (Ismail Bërbatovci, Xhevat Ruhani, Gazmend Kajtazi etj.) të zhvilloj, të përforcoj, të rris cilësinë dhe të gjej angazhim në shumë gazeta e revista. I falënderoj edhe ata që i kanë plotësuar punimet e mia, edhe ata që më kanë bërë kritika miqësore dhe konstruktive.