Ja edhe një enigmë e cila rrallë botohet te ne. Unë për vete s'kam parë kurrë.
Pasiansi zgjidhet në atë mënyrë që në fushat e zbrazëta vendosni emra të përgjithshëm ose të përveçëm duke anagramuar fjalën e mëparshme dhe duke hequr një shkronjë, kështu vazhdohet në fjalën ardhshme, por duhet të keni kujdes që të përputhen me fjalët që gjenden në mes dhe në fund.
Pasiansi im i parë përmban emrat e tri kafshëve gjitare, LEPUR, VIDËR dhe KETËR.
Për shembull pas fjalës LEPUR mund të vazhdoni me PERLË që është anagram i fjalës LEPUR vetëm se është ndërruar shkronja U me Ë.
Vërejtje: pasi që kafshët e përmendura janë në trajtën e pashquar, po ashtu edhe zgjidhjet duhet të jenë emra në trajtën e pashquar.
Nuk ka komente:
Posto një koment